Nissan prezanton modelin Ariya elektrik

  • A.P /
  • 19 July 2020 - 08:56
Nissan prezanton modelin Ariya elektrik

Nissan mori një tjetër hap në makinat elektrike duke zbuluar modelin Ariya. Me një pamje të mprehtë që shpreh dizenjimin e konceptit të makinave të vitit të fundit, automjeti kap nga 0 deri 100 KMH për më pak se 5 sekonda.

Makina vjen me dy versione motorash një prej tyre është motor i vetëm FWD (215 kuaj fuqi ) ndërsa tjetri është motor i dyfishtë “e-4ORCE ” AWD (389 kuaj fuqi) , të cilët përfshijnë një pedal elektronik që lejon shoferin të akselerojë shpejtësinë dhe të frenojë mjetin me një buton të vetëm.

Dizanji i brendshëm është unik ndryshe kabinat normale. Për më tepër është implementuar sistemi i fundit teknologjik ProPilot 2.0 për të ndihmuar shoferin dhe integrimi teknologjisë smart home , Apple Carplay dhe Android Auto.

Nissan Ariya do jetë në shitje në mesin e vitit 2021.


(Kosova Sot Online)