Mahnitëse: Kështu duket nga brenda aeroplani për ata që do të shkojnë në hapësirë

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 10:04
Mahnitëse: Kështu duket nga brenda aeroplani për ata që do të shkojnë në hapësirë

Kompania “Virgin Atlantic” i ka publikuar disa pamje të pjesës së brendshme të aeroplanit të saj, i cili pritet të përdoret nga turistët që dëshirojnë të fluturojnë në hapësirë.

Ata që duan ta përjetojnë këtë udhëtim të jashtëzakonshëm duhet t’i ndajnë 250,000 dollarë për biletë dhe do të vendosen në gjashtë ulëse të veçanta. Brenda kabinës ndodhen 12 dritare në formë rrethi, nga të cilat udhëtarët mund të shohin si duket hapësira 97 kilometra larg Tokës.

Zyrtari kryesor për hapësirë i kësaj kompanie, George Whitesides, tha se pasagjerët mund t’i largojnë rripat e sigurisë në lartësinë më të amdhe për të “notuar” nëpër kabinën e aeroplanit në kushte me zero gravitet, shkruan “The Guardian”.

Tashmë 600 persona janë regjistruar për këtë lloj fluturimi dhe së paku 400 të tjerë kanë shprehur interesim. Sidoqoftë, ende nuk është caktuar data e fluturimit të parë komercial. Në mesin e pasagjerëve pritet të jetë edhe themeluesi britanik i kompanisë “Virgin Atlantic”, Sir Richard Branson.

Kompania ende nuk ka përfituar financiarisht nga ky projekt dhe është penguar nga shtyrjet e vazhdueshme. Branson tha vitin e kaluar se shpreson që fluturimin e parë ta bëjë brenda muajve, jo viteve, pasi u siguruan 60 milionë funte nga depozitat e pasagjerëve potencialë.

Brenda aeroplanit ndodhet edhe një pasqyrë e madhe në formë të rrumbullakët në mënyrë që pasagjerët ta shohin veten ashtu si nuk e kanë parë kurrë më herët.

(Kosova Sot Online)