Google shton Stories në aplikacionin e saj në iOS dhe Android

  • E.K /
  • 08 tetor 2020 - 09:08
Google shton Stories në aplikacionin e saj në iOS dhe Android

Google njoftoi sot se është duke prezantuar një veçori të re të cilën e ka emërtuar Stories. Veçoria e re do të jetë në dispozicion në aplikacionin e saj të Google për iOS dhe Android, i cili tani arrin mbi 800 milion njerëz në muaj.

Në një karusel të ri brenda aplikacionit, përdoruesit në tregjet e mbështetura do të paraqiten me një varg Stories, përkatësisht rrëfime vizuale të prekshme nga publikuesit dhe mediat pjesëmarrëse. Stories mund të përfshijnë video, fotografi dhe audio në ekran të plotë dhe mund të lidhen me përmbajtjen tjetër të publikuesve, nëse ju si përdorues e dëshironi këtë.

Google ka qenë duke e zhvilluar produktin e saj të Stories për disa kohë tashmë. Në vitin 2018, ajo prezantoi AMP Stories, bazuar në teknologjinë e zhvilluar për projektin Google Accelerated Mobile Pages.

Rrëfimët, të cilat janë integruar tashmë në Google Search Mobile, kanë për qëllim t’i japin kompanisë Google alternativën e vet ndaj ofertave Stories që tashmë janë në aplikacione të tjera si Snapchat, Instagram dhe Facebook. Por, në rastin e Google, Stories janë përqendruar në përmbajtjen e mediave dhe publikuesve të tjerë të rëndësishëm, të cilat ne i përcjellim.

(Kosova Sot Online)