Vetura supersportive arrin shpejtësi rekorde prej 455 kilometrash në orë

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 10:04
Vetura supersportive arrin shpejtësi rekorde prej 455 kilometrash në orë

Një veturë supersportive që vlen 1.9 milion dollarë është bërë vetura më e shpejtë në botë pasi arriti shpejtësi prej 455 kilometrash në orë.

Kjo ishte hera e dytë që vetura Tuatara e thyen rekordin pasi në tetor të vitit të kaluar, në Las Vegas e kishte arritur shpejtësinë prej 532 kilometrash në orë. Sidoqoftë, ky rekord ishte vënë në dyshim.

Në përputhje me kriteret e rekordeve, Tuatara javën e kaluar e theu përsëri rekordin në Florida, shkruan Daily Mail.

Shpejtësia mesatare e veturës në dy testime ishte 455 kilometra në orë, duke e thyer rekordin e vendosur tre vjet më parë nga vetura suedeze, Koenigsegg Agera RS, që e kishte arritur shpejtësinë prej 447 kilometrash në orë.

Tuatara është veturë që ka motor me fuqi prej 1.750 kuajsh fuqi, ndërsa rekordi i shpejtësisë së saj u vërtetua nga “Racelogic USA”. Ajo u përcoll gjatë testimit edhe me disa sisteme satelitore.

(Kosova Sot Online)