Lexoni edhe:
Kush ka përparësi në këtë kryqëzim?
Kompania e njohur amerikane, Amazon, në çerekun e katërt të vitit të kaluar për herë të parë e kaloi shifrën prej 100 miliardë dollarësh në shitje, sipas të dhënave financiare të publikuara të martën.
Gjiganti i tregtisë përmes internetit tha se shitjet në çerekun e katërt të vitit 2020 u rritën për 43.7 për qind dhe shkuan në 125.6 miliardë dollarë, në krahasim me 87.4 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kush ka përparësi në këtë kryqëzim? Lexoni edhe:
Shitjet gjatë tërë vitit 2020 u rritën për 37.6 për qind dhe shkuan në 386 miliardë dollarë, nga 280.5 miliardë dollarë në vitin 2019, shkruan Anadolu.
Përderisa të hyrat neto u rritën për 118 për qind dhe shkuan në 7.2 miliardë nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar, shuma e përgjithshme e fitimit për vitin 2020 ishte 21.3 miliardë dollarë, gati dyfish më shumë se në vitin 2019, kur fitimi ishte 11.6 miliardë dollarë.
Ndryshe, shefi ekzekutiv i kësaj kompania, Jeff Bezos, që është personi i dytë më i pasur në botë, njoftoi të martën se do të largohet nga posti dhe do të bëhet shef ekzekutiv i Bordit të Amazon-it për t’u përqendruar në projekte të tjera.
Miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë filluar të bëjnë blerje përmes internetit që nga marsi i vitit të kaluar për shkak të masave të izolimit dhe mbylljes së dyqaneve.
(Kosova Sot Online)