Si do të duket pasardhësi elektrik i Volkswagen Passat?

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 08:26
Si do të duket pasardhësi elektrik i Volkswagen Passat?

Passat është një prej veturave më të rëndësishme dhe me jetëgjatë të brendit gjerman Volkswagen.

Por pavarësisht këtij epiteti, kjo nuk e siguron se do t’i mbijetojë elektrifikimit që në masë të madhe po aplikohet së fundmi në auto-industri.

Tashmë dihet që gjenerata e ardhshme e Passatit nuk do të jetë e disponushme për amerikanët, derisa në Evropë sipas të gjitha gjasave do të mbetet vetëm si version karavan.

Pasuesi i Passatit do të ketë motor elektrik, e prototipi i kësaj veture së fundmi është filmuar gjatë testimit nëpër rrugët publike.

Vetura që u testua ishte kamufluar me materiale të veçantë me qëllim që të ruhet dizajni final, por pritet që pjesa e përparme të përshtatet shumë me familjen e veturave elektrike të modeleve ID të prodhuesit gjerman.

Sa i përket këtij mjeti, aktualisht mban emrin Volkswagen Aero B, por sipas gjitha gjasave emrin komercial do ta ketë ID (më herët është përmendur si ID.6).

Pjesa e pasme e mjetit do të duhej të ngjante me konceptin ID Space Vision nga viti 2019, derisa dimensionet e jashtme do të jenë të ngjashme me gjeneratën aktuale të Passat.

Megjithatë falë motorit elektrik, veturat do të bëjë tërheqje me rrota të pasme, por si opsion do të jetë një më i fuqishëm që bën tërheqje me të 4 rrotat.

Versioni më i fuqishëm shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 6 sekonda, e bateria do të ketë kapacitet prej 84 kWh që i mundëson mjetit që me vetëm një mbushje të përshkojë 700 kilometra. 

(Kosova Sot Online)