Ky është qyteti që shënon rekord për pikat publike të qasjes në WiFi

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 09:13
Ky është qyteti që shënon rekord për pikat publike të qasjes në WiFi

Mexico City ka thyer një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin, njoftuan të mërkurën Rekordet Botërore Guinness.

Sipas medieve të huaja, kryeqyteti i Meksikës vlerësohet se ka 21,500 mijë hotspots – në një rrjet të vetëm urban të Wi-Fi-s falas.

Pikat e qasjes janë të shpërndara në të gjithë qytetin e gjerë me rreth nëntë milionë banorë, veçanërisht në transportin publik.

Kur shkollat u mbyllën për më shumë se një vit gjatë pandemisë së coronavirusit, disa studentë shfrytëzuan këto shërbime për të marrë pjesë në klasa online. 

(Kosova Sot Online)