Si ta mbushni rrymë siç duhet telefonin tuaj

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 09:16
Si ta mbushni rrymë siç duhet telefonin tuaj

Ju ndoshta keni dëgjuar lloj-lloj këshillash se si ta mbani telefonin tuaj në gjendje të mirë sa më shumë të jetë e mundur. Mjafton t’i referohemi debatit të përjetshëm nëse telefoni duhet vendosur në karikim kur bateria arrin 0 për qind apo kur është pak më shumë. Por si qëndron e vërteta?

Disa thonë se lënia e telefonit në karikim gjatë natës dëmton baterinë, ndërsa të tjerë argumentojnë se kjo është e pakuptimtë. Nga njëra anë, pajisjet moderne kanë çipa që parandalojnë mbingarkimin e baterisë, gjë që duhet të përmirësojë ruajtjen e kapacitetit të saj, edhe kur e lini pajisjen në karikim gjatë natës.

Nga ana tjetër, kur telefoni shkon 100 përqind dhe karikimi ndërpritet, në momentin që kapaciteti bie në 99%, karikuesi riaktivizohet, përveç nëse telefoni ka kundërmasa softuerike. Kjo sjellje mund të ketë një efekt të dëmshëm mbi baterinë, duke reduktuar kapacitetin e saj të disponueshëm me kalimin e kohës.

Duhet të kihet parasysh se procesi i karikimit nuk është linear, por kryhet shumë më shpejt kur bateria është bosh. Ndërsa kapaciteti rritet, bëhet gjithnjë e më e vështirë ngarkimi i njësisë, kështu që pajisjet e reja kanë nevojë për të njëjtën kohë për të ngarkuar baterinë nga 0 në 90 përqind dhe nga 90 në 100 për qind.

Për bateritë litium-jon rekomandohet të karikohen më shpesh gjatë ditës, në vend të një karikimi (kur arrin një nivel kritik të ulët), që është një praktikë që e mban kapacitetin e tyre më gjatë sesa kur e karikoni telefonin vetëm një herë në ditë.

A duhet ta karikojmë telefonin kur arrin 0 përqind?

Ky është një informacion absolutisht i pasaktë. Në fakt, kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që duhet të bëni. Në mënyrë ideale, bateria juaj nuk duhet as t’i afrohet zeros përpara se ta lidhni me karikuesin, pasi kjo praktikë mund të çojë në dëmtim dhe ulje të kapacitetit me kalimin e kohës.

Nëse dëshironi të kurseni baterinë maksimale, mos lejoni që ajo të arrijë kufirin prej 10 ose 20%. Pra, sapo të ketë rënë në 20 përqind, vendoseni në karikim derisa të arrijë në 80 ose 90 përqind dhe asnjëherë në maksimum. Këto janë kushte ideale që sigurojnë konsum minimal të baterive bazuar në teknologjinë litium-jon/litium- polimer.