Mikroçipat, teknologjia për të cilën Shtetet e Bashkuara po i deklarojnë luftë Kinës

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 14:51
Mikroçipat, teknologjia për të cilën Shtetet e Bashkuara po i deklarojnë luftë Kinës

Ka luftëra që zhvillohen në fushëbetejën tradicionale, si në rastin e krizës në Ukrainë, ka të tjera që fillimisht duken thjesht ekonomike, por që në një periudhë afatmesme mund të ndikojë në mënyrë vendimtare edhe në industrinë ushtarake.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me prodhimin e mikroçipave, atyre pajisjeve teknologjike aq të vogla në dukje, por aq të rëndësishme për të gjithë sektorët e industrisë, nga telefonia tek informatika, nga mjekësia tek mbrojtja.

Në këtë sektor specifik, mund të thuhet lirisht që Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë Kinës, rivalit të saj kryesor në botë.

Si fillim, disa javë më parë, Uashingtoni ka firmosur një akt, i quajtur Chips and Science Act, që alokon rreth 52 miliardë dollarë të buxhetit për ato kompani amerikane që investojnë në kërkimin dhe prodhimin e çipave të gjeneratës së fundit.

(Kosova Sot Online)