Ky është vendi i parë në botë që do të paguajë për Viber

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 14:37
Ky është vendi i parë në botë që do të paguajë për Viber

Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin premium të abonimit duke filluar nga sot.

Siç thuhet në njoftim, përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja, që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.

 

Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën, raporton rtcg.

Rakuten Viber për 1,99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

Viber pa reklama

Qasje e shkyçur në afishet me pagesë

Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë

Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin një distinktiv,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  verifikimi me avatarin e tyre (foto e profilit), duke konfirmuar abonimin e tyre premium.

Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë në “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit dhe më pas në funksionin e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.

(Kosova Sot Online)