Përdoruesit e WhatsApp mund të kenë vënë re disa ndryshime

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 14:48
Përdoruesit e WhatsApp mund të kenë vënë re disa ndryshime

Përdoruesit e WhatsApp mund të kenë vënë re disa ndryshime në aplikacion si “screen sharing”, dërgimi i fotove me rezolucion HD apo dërgimi i videomesazheve të shkurtra. Platforma ka planifikuar ndryshime të tjera që do të vijnë në të ardhmen e afërt.

Përcaktimi i kohës për telefonatat në grup.

 

 

Sipas WABetaInfo, po testohet një opsion që do i lejojë përdoruesit të programojnë kohën për telefonatat në grup. Kjo do të thotë se s’ka më justifikime pasi do të merrni edhe një njoftim 15 minuta përpara orarit të caktuar.

Redaktimi i diçiturave

Opsioni “ndrysho” ka qenë i mirëpritur nga përdoruesit që e kanë aplikuar për mesazhet e tyre por tani mund të redaktoni tekstet me të cilat shoqëroni fotot, videot dhe imazhet GIF.

‘Stickers’ të krijuar nga vetë përdoruesit dhe të gjeneruar nga inteligjenca artificiale është një tjetër risi që është zbuluar vetëm pak ditë më parë se do të jetë pjesë e opsioneve.

(Kosova Sot Online)