
Lexoni edhe:
Gjesti 'selam' Eglit nga Pavlani, ja çfarë i thotë
WhatsApp po nxjerr tre opsione të reja për reklamat.
Platforma e kompanisë Meta thotë se reklamat e reja nuk do të shfaqen në të njëjtin vend si bisedat dhe as përmbajtjet e bisedave të tyre nuk do përdoren për të vendosur se cilat reklama do të shfaqen.
WhatsApp do të përdorë shtetin, qytetin dhe gjuhën e përdoruesit si dhe ndërveprimin e tij me reklamat e tjera dhe kanalet që ndjek, për të sugjeruar përmbajtje.
Gjesti 'selam' Eglit nga Pavlani, ja çfarë i thotëLexoni edhe:
Përdoruesit që kanë lidhur WhatsApp me Facebook ose Instagram do të shohin më shumë reklama të personalizuara. Opsionet e reja të reklamave do të shfaqen në një ndarje të re që quhet Updates, në pjesën e poshtme të faqes së aplikacionit.
Platforma ka mbi 1.5 miliardë përdorues në të gjithë botën.
Bizneset që kanë kanale mund të zgjedhin të promovojnë reklama në seksionin Updates për të tërhequr ndjekës të rinj si dhe të vendosin një abonim për të parë përmbajtjet shtesë.
WhatsApp përfiton 10% të shumësh dhe mund të ketë kosto shtesë që merren nga App/Play Store në varësi të madhësisë së biznesit.
Edhe firmat mund të reklamojnë në formën e përditësimit të statusit, një opsion i disponueshëm prej vitesh.
Sipas asaj që eksperti Matt Navarra ka thënë për BBC Meta “po hedh themelet që WhatsApp të kthehet më në fund një platformë fitimprurëse.”
(Kosova Sot Online)