
Lexoni edhe:
Zbulohet arsyeja pse Noizy është arrestuar në aeroport
TikTok është duke ndërtuar një version të ri të aplikacionit për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të përgatitjeve për një shitje të mundshme të platformës një grupi investitorësh, raportoi të dielën The Information, duke cituar burime anonime.
Ky zhvillim vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do të nisë bisedimet me Kinën të hënën ose të martën lidhur me një marrëveshje të mundshme për TikTok-un.
Zbulohet arsyeja pse Noizy është arrestuar në aeroportLexoni edhe:
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “thuajse” e kanë një marrëveshje për shitjen e aplikacionit të videove të shkurtra.
Projekti i TikTok-ut për një version të ri të aplikacionit amerikan ka për qëllim të zbusë shqetësimet rreth sigurisë së të dhënave dhe ndikimit kinez mbi platformën, në një kohë kur presioni politik dhe ligjor mbi kompaninë është shtuar ndjeshëm në SHBA.
(Kosova Sot Online)