YouTube ka njoftuar se do të prezantojë një model të ri

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 08:07
YouTube ka njoftuar se do të prezantojë një model të ri

YouTube ka njoftuar se gjatë verës do të prezantojë një model të ri të Inteligjencës Artificiale për krijimin e videove në platformën Shorts.

Bëhet fjalë për Veo 3, një version i avancuar i teknologjisë AI të Google, i cili pritet të sjellë përmirësime të dukshme në cilësinë e videove dhe aftësinë për të integruar zërin në to, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Aktualisht, krijuesit e përmbajtjes kanë në dispozicion versionin e mëparshëm, Veo 2, përmes opsionit Dream Screen, që mundëson krijimin automatik të sfondit dhe gjenerimin e klipeve vizuale. Megjithatë, nuk është bërë e ditur saktësisht se cilat funksione të reja do të përfshijë Veo 3.

Po ashtu, mbetet ende e paqartë nëse modeli i ri do të jetë falas për krijuesit që përdorin Shorts.

Lajmi u konfirmua nga CEO i YouTube, Neal Mohan, gjatë fjalimit të tij në festivalin Cannes Lions, ku gjithashtu bëri të ditur se Shorts po arrin mbi 200 miliardë shikime në ditë, një dëshmi e qartë e rritjes së vazhdueshme të këtij formati në platformë.

(Kosova Sot Online)