
Lexoni edhe:
A është Georgina Rodriguez shtatzënë?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se administrata e tij ka arritur një “kornizë marrëveshjeje” për aplikacionin TikTok, në kuadër të negociatave tregtare me Kinën.
Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump shkroi:
“Takimi tregtar midis SHBA-së dhe Kinës në Evropë ka shkuar shumë mirë dhe pritet të përfundojë së shpejti. Gjithashtu, kemi arritur një marrëveshje për një kompani që të rinjtë në vendin tonë e donin shumë. Ata do të jenë të lumtur!”.
A është Georgina Rodriguez shtatzënë?Lexoni edhe:
Presidenti shtoi se do të zhvillojë një bisedë me Presidentin kinez Xi Jinping të premten, duke theksuar se marrëdhëniet SHBA-Kinë “mbeten të forta”.
Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi po ashtu se ekziston një kornizë marrëveshjeje për TikTok, duke thënë se “kushtet tregtare janë rënë dakord”, sipas burimeve të Bloomberg. Megjithatë, ai paralajmëroi se ende ka pasiguri rreth marrëveshjes përfundimtare: “Mund të ndodhë, mund të mos ndodhë. Varet nga Kina”.
(Kosova Sot Online)