
Lexoni edhe:
Dua Lipa dhe Callum më të lumtur se kurrë
Platforma e njohur e videove të shkurtra TikTok ka njoftuar se gjatë periudhës prill–qershor të këtij viti ka hequr më shumë se 189 milionë video në mbarë botën, për shkak të shkeljes së udhëzimeve të komunitetit.
Sipas raportit zyrtar, mbi 99% e përmbajtjes së hequr është identifikuar nga sistemet e brendshme të platformës pas raportimeve të përdoruesve, ndërsa më shumë se 90% e videove janë larguar nga platforma pa arritur të shihen ndonjëherë nga publiku.
Dua Lipa dhe Callum më të lumtur se kurrë
Lexoni edhe:
Përmbajtja hiqet brenda pak orësh
TikTok thekson se 80.6% e përmbajtjes së fshirë është hequr brenda një mesatareje prej vetëm dy orësh nga momenti i ngarkimit.
Në Turqi, platforma ka fshirë rreth 4.4 milionë video, ku 99.4% e tyre janë identifikuar automatikisht si shkelje të rregullave pa raportim nga përdoruesit, ndërsa 97% janë hequr brenda 24 orëve.
Çfarë shkeljesh dominuan?
Raporti i TikTok tregon se kategoritë më problematike të përmbajtjes ishin:
“Tema të ndjeshme dhe përmbajtje për të rritur” – 30.6%
“Mallra të rregulluara dhe aktivitete tregtare” – 30.5%
“Siguria dhe mirëqenia e të rinjve”, ku 99.4% e videove u hoqën përpara se të shiheshin nga dikush.
Transmetimet e drejtpërdrejta dhe reklamat
Përveç videove të zakonshme, TikTok ka hequr edhe 36 milionë transmetime të drejtpërdrejta (live) në mbarë botën gjatë tremujorit të dytë – një rritje me 100% krahasuar me periudhën e mëparshme.
Ndërkohë, platforma ka fshirë edhe më shumë se 8 milionë reklama për shkelje të politikave të saj të reklamimit.
Rritja e presionit mbi rrjetet sociale
Ky raport vjen në një kohë kur rrjetet sociale janë nën presion të shtuar nga autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare për të kufizuar përmbajtjen e dëmshme, sidomos atë që lidhet me sigurinë e të miturve, dezinformimin dhe përmbajtjen e paligjshme.
TikTok, që ka mbi 1 miliard përdorues aktivë në mbarë botën, është përballur shpesh me kritika dhe hetime në lidhje me sigurinë e të rinjve dhe mënyrën se si i trajton të dhënat personale të përdoruesve.
(Kosova Sot Online)