
Lexoni edhe:
Tragjedi në familjen e Laura Pausinit, ja kush humbi jetën
															WhatsApp po vazhdon të forcojë sigurinë e përdoruesve, dhe së shpejti do të ofrojë mundësinë e përdorimit të autentifikimit me passkey për mbrojtjen e kopjeve rezervë të bisedave.
Ky funksion i ri do t’u lejojë përdoruesve të mbrojnë kopjet e tyre rezervë duke përdorur të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve apo njohjen e fytyrës, si dhe PIN-in e pajisjes. Kjo do të eliminojë nevojën për të mbajtur mend fjalëkalime komplekse ose çelësa 64-shifrorë që deri më tani përdoreshin për enkriptimin e të dhënave.
Tragjedi në familjen e Laura Pausinit, ja kush humbi jetën
Lexoni edhe:
                            
Funksioni do të jetë i disponueshëm për platformat Android dhe iOS gjatë javëve në vijim, ndërsa implementimi do të bëhet gradualisht, sipas rajoneve. WhatsApp tashmë mbështet autentifikimin me passkey gjatë hyrjes në llogari, dhe zgjerimi i këtij funksioni për kopjet rezervë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi sigurie pa fjalëkalime.
Pas aktivizimit, përdoruesit do të mund të qasen në kopjet e tyre rezervë përmes biometrisë ose PIN-it, pa kompromentuar sigurinë.
Në këtë mënyrë, WhatsApp synon ta thjeshtësojë procesin e rikuperimit të të dhënave dhe të zvogëlojë rrezikun e keqpërdorimit të fjalëkalimeve.
Nga Meta kanë theksuar se qëllimi është që përdoruesit të kenë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre, ndërsa siguria të mbetet prioritet kryesor.
(Kosova Sot Online)