Apple lë pas Samsung për herë të parë në 14 vjet

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 08:45
Apple lë pas Samsung për herë të parë në 14 vjet

Apple do të dërgojë më shumë celularë sesa Samsung në 2025 dhe kjo është hera e parë në 14 vite.

Kompania do të dërgojë rreth 243 milionë iPhone këtë vit, kurse Samsung 235 milionë. Me gjasë, Apple do të arrijë 19.4% aksione në tregun global të celularëve, kurse Samsung 18.7%.

Dërgesat i referohen numrit të pajisjeve që kompania u dërgon kanaleve të shitjes dhe nuk barazohet direkt me shitjet.

 

Megjithatë, janë tregues të kërkesës dhe pritshmërive për shitjet.

Pas suksesit të Apple qëndron iPhone 17 që doli në shtator, i cili ka pasur një rritje të kërkesës gjatë këtij sezoni.

Shitjet e gjeneratës së iPhone 17 në SHBA, përfshirë iPhone Air, në katër javët e para pas prezantimit ishte 12% më i lartë sesa iPhone 16.

Në të njëjtën periudhë, në Kinë, një treg i rëndësishëm për Apple, shitjet e iPhone 17 ishin 18% më të larta sesa modeli paraaardhës.

Duhet theksuar se një pikë e rëndësishme është që konsumatorët që blenë celularë gjatë periudhës së Covid-19, tani po i zëvendësojnë me modelet e reja.

Ndërkohë Samsung mund të përballet me sfida në tregun e celularëve për shkak të kompanive kineze që mund ta pengojnë prodhuesin korean të arrijë në vendin e parë.

(Kosova Sot Online)