
Lexoni edhe:
Adelina Ismaili ka festuar ditëlindjen më në formë se asnjëherë
Ajo që deri dje dukej si fantashkencë, sot po hyn zyrtarisht në prodhim. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar se “makina e parë fluturuese në botë” për përdorim nga publiku i gjerë ka nisur fazën e prodhimit dhe së shpejti do t’u dorëzohet klientëve të parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Adelina Ismaili ka festuar ditëlindjen më në formë se asnjëherë
Lexoni edhe:
Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për modelin Alef Model A Ultralight, një mjet futurist që mund të ngrihet vertikalisht në ajër falë tetë helikave të fshehura në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit. Pasi përfundon fluturimin, makina ulet dhe funksionon si një automjet elektrik i zakonshëm.
Pas më shumë se dhjetë vitesh zhvillim, automjetet e para do të ndërtohen me dorë në ambientet e kompanisë në Silicon Valley, Kaliforni. Çdo makinë kërkon disa muaj punë artizanale dhe testime të rrepta përpara se t’u dorëzohet blerësve. Fillimisht, vetëm një numër i kufizuar klientësh do t’i testojnë automjetet në kushte shumë të kontrolluara, shkruan A2 CNN.
Modeli A Ultralight peshon vetëm 385 kilogramë dhe klasifikohet si mjet elektrik “me shpejtësi të ulët”, çka do të thotë se në rrugë publike nuk mund të kalojë shpejtësinë 40 km/h. Megjithatë, ai është i certifikuar për fluturim nga Autoriteti Federal i Aviacionit.
Kompania deklaron se ka marrë mbi 3,500 porosi paraprake, me vlerë totale mbi 800 milionë paund. Aktualisht, çmimi i mjetit është rreth 235 mijë paund, por synimi afatgjatë është që, me prodhimin masiv, kostoja të ulet ndjeshëm, duke e bërë makinën fluturuese më të përballueshme për publikun e gjerë.
(Kosova Sot Online)