
Lexoni edhe:
Brikena dhe Mateo tregojnë si u njohën dhe përse çdo gjë u ndërpre
Motit i ftohtë mund të jetë duke ndikuar drejtpërdrejt në një nga pjesët më të rëndësishme të automjetit tuaj.
Ndërsa temperaturat zbresin drejt borës dhe shumë njerëz udhëtojnë gjatë periudhës festive, është thelbësore të jeni të vetëdijshëm për problemet që mund t’u shfaqen makinave në kushte ngrice.
Brikena dhe Mateo tregojnë si u njohën dhe përse çdo gjë u ndërpre
Lexoni edhe:
Shumë persona përgatiten të udhëtojnë për të takuar familjen dhe miqtë, por organizata automobilistike AA ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kontrollojnë gomat, pasi gjatë sezonit të kaluar festiv u regjistruan rreth 14.000 defekte në rrugë të lidhura me gomat.
Sipas ekspertes së industrisë automobilistike Tina Newman nga Just Tyres, ekzistojnë disa mite të zakonshme që shoferët duhet t’i njohin.
“Afestat e fundvitit janë një nga periudhat më të ngarkuara në rrugët e Britanisë,” shpjegon ajo.
“Moti i ftohtë, trafiku i dendur dhe udhëtimet e gjata bëjnë që gomat të punojnë më fort se kurrë. Një kontroll i shpejtë para nisjes mund të bëjë diferencën – mjafton të dini çfarë duhet të shikoni.”
Këshillat e saj për drejtimin e makinës në dimër theksojnë rëndësinë e kontrollit të gomave. Tina paralajmëron se edhe gomat që plotësojnë kërkesën ligjore për thellësinë e shollës (minimumi 1.6 mm në tre të katërtat qendrore të gomës) mund të jenë të pasigurta.
Kjo ndodh kur gomat janë shumë të vjetra, të çara ose të konsumuara në mënyrë të pabarabartë.
“Goma, si material, degradohet me kalimin e kohës dhe gomat e vjetra mund të dështojnë papritur,” shton ajo.
Mosrespektimi i presionit të duhur të gomave mund të çojë në shpërthim të tyre, ose edhe në gjoba që arrijnë deri në rreth 2.900 euro për gomë. Gropat në rrugë mund të shkaktojnë rrjedhje të ngadalta ajri, të cilat shpesh janë të vështira për t’u vënë re. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që presioni i gomave të kontrollohet çdo muaj dhe gjithmonë para një udhëtimi të gjatë.
Tina rekomandon përdorimin e gomave katërsezonale, pasi ato janë të dizajnuara për të përballuar kushtet e ndryshueshme të motit – nga shiu e ngricat deri te rrugët e thata.
Në përfundim, ajo këshillon:
“Para se të niseni për udhëtime gjatë festave, merrni vetëm pesë minuta për të kontrolluar gomat. Ato duhet të jenë të fryra siç duhet dhe pa dëmtime apo konsum të tepërt. Ky është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes këtë vit.”
(Kosova Sot Online)