Netflix rishikon ofertën për Warner Bros

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 08:45
Netflix rishikon ofertën për Warner Bros

Netflix po bën gati një ofertë të rishikuar, të gjithën me para të thata, për të blerë shërbimet transmetuese dhe studiot e Warner Bros. Discovery, raporton Wall Street Journal.

Sipas marrëveshjes origjinale të Netflix, çdo aksioner i Warner Bros. Discovery do të përfitojë 23.25 dollarë dhe 4.50 dollarë aksione nga Netflix për çdo aksion të WBD në mbyllje të kontratës. Me këto parametra, marrëveshja arrin vlerën e 82.7 miliardë dollarëve.

Tani Netflix është gati të kalojë në një ofertë me para në dorë, sipas burimeve të WSJ.

 

Ndryshimi i Netflix në kushtet e marrëveshjes ndodh në një kohë kur Paramount Skydance i David Ellison ka presionuar aksionarët duke argumentuar pse oferta e tij prej 30 dollarësh për aksion, e paguar tërësisht në para, është superiore ndaj marrëveshjes me Netflix. Të hënën, Paramount ngriti një padi duke kërkuar që WBD të detyrohet të zbulojë detaje financiare të marrëveshjes me Netflix, përfshirë mënyrën se si WBD po vlerëson spin-off-in e propozuar të rrjeteve globale të televizionit kabllor Discovery. Paramount gjithashtu deklaroi zyrtarisht se do të nisë një betejë për të nominuar kandidatët e vet për bordin e WBD për zgjedhje në mbledhjen vjetore të aksionarëve të Warner Bros. Discovery, të cilët do të mbështesnin ofertën e Paramount.

Aksionet e Netflix kanë rënë mbi 12% që nga shpallja e marrëveshjes me Warner Bros. më 5 dhjetor, nën vlerën prej 97,91 dollarësh për aksion në marrëveshjen e WBD, gjë që do të ulte vlerën totale të blerjes. (Në këtë rast, sipas kushteve të marrëveshjes fillestare, aksionarët e WBD do të marrin 0,0460 aksione Netflix për çdo aksion ËBD, në vend të aksioneve Netflix me vlerë 4,50 dollarë për çdo aksion WBD.) Aksionet e Netflix u mbyllën të martën në 90,32 dollarë për aksion, me një rritje prej 1% gjatë ditës.

Sipas marrëveshjes së Netflix me WBD, gjiganti i transmetimit do të blinte studiot e filmit dhe televizionit Warner Bros., HBO dhe HBO Max, si dhe lojërt. Oferta fillestare e Netflix përfshinte 59 miliardë dollarë financim borxhi nga Ëells Fargo, BNP dhe HSBC.

Ndërkohë, Paramount Skydance ofron të blejë Warner Bros. Discovery në tërësi, me mbështetjen e babait të David Ellison, bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison, si dhe partnerëve të tjerë, përfshirë RedBird Capital Partners dhe fondet sovrane të pasurisë së Arabisë Saudite, Katarit dhe Abu Dhabit.


(Kosova Sot Online)