Zbulohet se si do duket Samsung Galaxy S26

  • A.P /
  • 02 February 2026 - 08:45
Zbulohet se si do duket Samsung Galaxy S26

Jemi më pak se një muaj larg prezantimit zyrtar të serisë Samsung Galaxy S26, që pritet të mbahet më 25 shkurt, dhe detajet e para pothuajse zyrtare kanë nisur të dalin në dritë.

 

Pamjet e publikuara nga leaker-i i njohur Evan Blass tregojnë modelet Galaxy S26 të vendosura në kasa mbrojtëse UAG, duke zbuluar dizajnin final të telefonave. Të tre variantet pritet të kenë një dizajn të unifikuar, me këndet më të rrumbullakosura, veçanërisht te Galaxy S26 Ultra, i cili duket se largohet përfundimisht nga linjat e mprehta të serisë Note.

Sa u përket kamerave, të gjitha modelet do të kenë një ishull kamerash në formë pilule, ndërsa te Ultra vetëm një sensor do të jetë i fiksuar direkt në panelin e pasmë. Gjithashtu, pamjet sugjerojnë mbështetje për karikim Qi2 dhe korniza më të holla, edhe pse këto nuk konfirmohen plotësisht.

(Kosova Sot Online)