
Lexoni edhe:
Dua i bën partnerit dedikim të veçantë
Kompania Google njoftoi se në vitin 2025, YouTube gjeneroi të ardhura prej më shumë se 60 miliardë dollarësh dhe theksoi se qëllimi i vazhdueshëm është rritja e numrit të abonentëve.
Kjo shumë, që është shuma e parave të gjeneruara përmes reklamave në YouTube dhe abonimeve me pagesë, tejkalon shumë të ardhurat prej 45 miliardë dollarësh të rivalit më të madh të transmetimit, Netflix, raporton BBC.
Dua i bën partnerit dedikim të veçantë
Lexoni edhe:
Kjo është hera e parë që Google ka nxjerrë në pah individualisht të ardhurat vjetore të platformës së saj të videove që kur u ble në vitin 2006.Edhe pse të ardhurat globale nga reklamat e YouTube në tre muajt e fundit të vitit 2025 nuk i përmbushën pritjet e Wall Street prej 11.38 miliardë dollarësh, shefi i Google, Sundar Pichai, theksoi rritjen më të gjerë të YouTube si pjesë të një "viti fantastik" për kompaninë.
Ai tha se YouTube Premium - një shërbim që u lejon përdoruesve të paguajnë për të hequr reklamat midis videove ose këngëve - ndihmoi në rritjen e abonentëve në më shumë se 325 milionë në vitin 2025.
Kompania nuk e zbuloi numrin total të abonentëve në YouTube, por drejtori i biznesit i Google, Philip Schondler, tha në një takim me investitorët se YouTube kishte "rritje të fortë" të abonimeve.
Kompania është përpjekur të gjejë më shumë mënyra për t'i bërë njerëzit të abonohen - siç është lejimi vetëm i përdoruesve Premium të luajnë video në sfond në telefonat inteligjentë.
Në të njëjtën kohë, Shorts, video të shkurtra në stilin e TikTok, thuhet se kanë mesatarisht më shumë se 200 miliardë shikime çdo ditë.
Kur festoi 20-vjetorin e lindjes vitin e kaluar, YouTube ishte rritur duke u bërë shërbimi i dytë mediatik më i shikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo platformë përdoret nga 94 përqind e përdoruesve të rritur të internetit në Britaninë e Madhe dhe koha e kaluar në të është rritur duke arritur një mesatare prej 51 minutash në ditë për person.
(Kosova Sot Online)