
Lexoni edhe:
Loredana shpërthen ndaj Mozzikut: Më bëj dëm mua por jo vajzës
Sipas një raporti të ri nga burimet e zinxhirit të furnizimit të ETNews, Apple po planifikon të prezantojë panele të avancuara LTPO+ OLED me modelet e ardhshme iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max.
Ekranet LTPO+ pritet të jenë më efikase në konsumin e energjisë krahasuar me teknologjitë aktuale, por risia kryesore lidhet me dizajnin. Raporti thotë se këto panele do t’i mundësojnë Apple të vendosë skanerin infra të kuq (IR), i përdorur për Face ID, pas ekranit.
Loredana shpërthen ndaj Mozzikut: Më bëj dëm mua por jo vajzës
Lexoni edhe:
Për më tepër, burime të afërta me çështjen sugjerojnë se Apple po shqyrton edhe zhvendosjen e kamerës selfie nën ekran, pa kompromentuar cilësinë e imazhit, një hap që do të sillte një dizajn pothuajse tërësisht pa prerje në pjesën e përparme.
Një tjetër pasojë e rëndësishme e këtij ndryshimi teknologjik është zinxhiri i furnizimit. Prodhuesi kinez BOE pritet të mbetet jashtë furnizimit për modelet Pro, pasi vetëm LG dhe Samsung aktualisht kanë kapacitetin për të prodhuar panele LTPO+ OLED. Megjithatë, BOE mund të vazhdojë të furnizojë Apple me ekrane për modelet jo-Pro të iPhone.
Raporti shton gjithashtu se Apple planifikon të përdorë panele LTPO+ edhe në MacBook Pro M6 të ridizajnuar, duke sinjalizuar një zgjerim më të gjerë të kësaj teknologjie në linjën e produkteve të kompanisë.
(Kosova Sot Online)