Apple vendos kontrolle moshe për përdoruesit britanikë të iPhone
Apple ka nisur kontrollet e moshës në Mbretërinë e Bashkuar, duke detyruar përdoruesit e iPhone të vërtetojnë moshën për të aksesuar aplikacionet 18+.
“Sapo të krijoni një Apple Account të ri ose përdorni shërbimet e Apple, mund t’ju kërkohet të konfirmoni që jeni të rritur,” shpjegon Apple në faqen e saj të mbështetjes. “Kjo është e detyrueshme ligjërisht në disa vende dhe rajone.”
Kontrollet e reja janë në përputhje me ligjet britanike për sigurinë online, të dizajnuara për të mbrojtur fëmijët nën moshë.
(Kosova Sot Online)
