
Liza Llesh Moli heroina që mbrojti pragun e shtëpisë

Nga Ma.sc.Kristinë Oroshi
Në luftën për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombëtar shqiptar një rol të rëndësishëm krahas burrave e kanë luajtur edhe femrat shqiptare. Ato jo vetëm që kanë qenë logjistikë e luftës duke iu ndihmuar luftëtarve të lirisë në përgaditjen e ushqimeve, në rritjen e fëmijëve që në të ardhmën do të bëheshin luftëtar të zot por shpeshherë edhe drejtpërdrejt janë kyçur në luftë.
Njëra ndër ato heroinat që e mbrojti pragun e shtëpisë dhe vdiq si luaneshë ishte edhe mirditorja Liza Llesh Moli. Ajo jo vetëm që mbrojti pragun e shtëpis por, gjithashtu i mbrojti edhe mysafirët që ishin luftëtarët e lirisë që ishin strehuar dhe kishin gjetur mbështetje në shtëpinë e atdhetarit Llesh Moli. Për kontributin kombëtar të Liza Molit është shkruar shumë pak.Edhe ajo çka është shkruar janë shkruar vetëm disa rreshta.Është interesant të theksohet fakti se edhe dokumente lidhur me vrasjen e kësaj heroine kemi shumë pak. Por e vërteta historike asnjëherë nuk ka humbur. Ajo është përcjellur nëper breza më rrëfimet e familjarve për dhimbjen e të afërmve të tyre.Një rrëfim eksluziv i dhënë me argumente dhe dëshmi të pakontestushme është rrëfimi i nipit te saj Gjovalin Moli i cili më rrëfeu:
“ Shpija e Molit asht e njoftun në tanë rrethin e Mirditës si shpi bese e buke. Shpija e Molit ka qenë një shpi e sot jemi 30 e disa shpi. Prejardhejn e kemi nga Gjakova të ram në Has,prej Hasit jena zhdjerg në Kaçinar. Disa kusheri i kemi atje në Kosovë quhen Nikollaj dhe Gjinaj janë nga Klina e Kosovës. Llesh Kolë Moli gjyshi im i kishte gjashtë fëmijë: dy djem dhe katër vajza. Në vitin 1946 djalin e parë Gjokën e dërgojnë me dhunë partizan. Iku nga partizanllaku e doli në mal bashkë me forcat nacionaliste. Atëherë erdhën e dogjën shtëpinë në vitin 1946 duke e marrë krejt mallin , ata kanë marr komplet pasuninë por nuk kishte viktima.Mirpo shtëpinë e kanë djegë komplet. Pastaj doli ajo falja se kush nuk i ka la durt me gjak. Ne ishim duke reparuar shtëpinë për herën e dytë.
Ka shku baba ushtar në vend të atij(xhaxhait), baba ka qenë ma i ri. Ai ka qenë në datlindjen 1920 kurse baba Nue Llesh Moli ka qenë i lindur në vitin 1926. Edhe ka shku ushtar në vend të atij. Po pavarësisht që xhaxhanë e vranë por jo shteti por komplet hilja e shtetit.Ke parasysh agjenturat e shtetit.Por njaji shoqi se ai ka qenë i thellë në sigurimin e shtetit.Pra, në vitin 1949 baba shkon ushtar në vend të vëllait. Në vitin 1949 është vra xhaxhai.E ka mbetë shtëpia në gjyshin dhe në këtë Lizën.Liza ka qenë e pamartume dhe ka qenë e lindur në vitin 1928. Liza është vrarë në moshën 23 vjeç, më 25 prill 1951.
Pra ,atë natë kemi pasur mysafirë dy miq shpije të cilët ishin në mal.ata ishin nga Mnela, Mesulak por të ram në Mnelë njëri ka qenë kunati i hallës Gjergj Nikollë Suli dhe tjetri i kushërinjëve të tij Gjin Suli nga Mnela. Mbrëmjen e 25 prill 1951 edhe agjenturat e sigurimit të shtetit shkojnë të shtëpia jonë edhe e rrethojnë shtëpinë .Gjyshi ka qenë në moshë të thyme shtatëdhjetë e më shumë vjet.
A janë filani dhe filani pyesin sigurimi? Po ju thotë Liza-halla këtu janë. Na i nxjerr përjashta se jeni në shtetrrethim. Ajo ju tha se nuk e kemi zakon me i nxjerrë miqtë jashtë. Nesër kur të del drita ata dalin vet e vijnë dhe dorzohën. Jo thanë,ata të dy duhet të dalin urgjentisht.Por pastaj fillojnë gjuajtjet e pushkëve. Ata dy miqtë nuk e kishin asnjë lloj arme vetëm Liza e kishte një pistoletë.Vetëm kjo pistoletë ishte ngelë .Si filluan shkrepjet e pushkëve kjo ka hap derën edhe e ka vrarë oficerin e sigurimit,të drejtimit Hajdar Nanën.
I kanë ra me dy pluma dhe nuk është rrëzu në oborr, ka dal kunati i hallës në derë pa folë e kanë vra edhe ata por kah muri në oborr.Ka dal gjyshi më vonë e kanë vra edhe gjyshin. Ky miku tjetër ka hy në mes te arkës dhe murit dhe ishte i gjallë. Nesër në mëngjes kanë hy me ba kontrollën edhe për ta me djegur shtëpinë.Ai iu del e ju thotë në dorë të juj e të Zotit o burra,por sigurimi e vrasin pa folur fare.
Pra më , 25 prill të vitit 1951 vritën katër veta në shtëpinë tonë në mesin e tyre edhe halla 23 vjeqe. Gjyshja në këtë kohë ka qenë në një tjetër fshat në Arrës e kur ka ardh ka pa vetëm shtëptë duke u djegur. Kanë marrë komplet bagëtinë. Prej atëherë kanë mbetur murët dhe gërmadhat , atje nuk kemi ndërtuar më shtëpi sepse aty është derdhë shumë gjak. I kanë marr ata dy mlenagjitë i kanë varros në Smirë kurse hallen e kanë varrosur në një vend jo të varret e Kaçinarit por në një vend tjetër shumë larg varreve. Ka qenë deri vonë varri i asaj por nuk na kanë lanë me e marrë kufomën edhe pse kishte tentuar baba,me marr. I patën vnu këtij Hajdar Nanes lapidarin të shtëpia dhe në çdo 5 maj vishin dhe e përkujtojshin. Unë vet i dyti vëlla isha aty 10 vjeç dhe vishin familja e Hajdar Nanës nga Skrapari dhe thojshin se qe ku është krimineli i vogël. Edhe në këtë moment baba ka qenë ushtar tri vjet në Gjirokastër nuk e ka pas kry ushtrinë dhe e kanë kap sa ka ndodhë kjo ngjarje një muaj pa e përfundu ushtrinë e kanë kap në Gjirokastër dhe e kanë dënuar me dhjetë vjet burgim. Pasi është liruar nga burgu baba ka ardhë këtu dhe është martu . Nga ajo martesë kemi lindur pesë fëmijë- dy vëllëzer dhe tri motra. Pastaj babai ka punuar në sharrat e Pukës . Nuk na kanë dhanë të drejtën e shkollës,kemi mësu krejt fëmijët. E kam pas mall me hangër një mort apo një darsëm tek njerëzit e mi deri kur ka ardhë demokracia. Kështu kur ka ardhë Demokracia jemi të parët me Gjomarkun që ka ba burg, kemi marrë pjesë më shumë familje atdhetare në rrëzimin e busteve të komunismit siç ishte ai i Bardhok Bibës dhe i heroinave të rrejshme që kanë qenë në Rrëshen.Nuk kam pranu me hy me shtetin sepse babai gjatë burgut ka mësu e shkru edhe me lexu sepse ka ndejt me filozofët që kanë studiue jashtë shtetit dhe më ka thënë se mos u merr me asnjë parti se kjo nuk është demokraci.Pse i thosha nuk është demokraci sepse meqenëse banë shoqata e të përsektumve partinë por nuk e bani të tjerët janë bijtë e komunisëtve ata që kanë ba parti.Për burgun e babës dhe dy vrasjet që janë vra pa gjygj i kam fol Kurt Kolës që ishte kryetar i shoqatës në Tiranë. I kanë nda në katër -pesë shoqata për të mos u ba parti. Në komunizem kemi qenë dhe jemi edhe më në komunizëm sot. Do të thotë është fatkeqësi për këtë komb. Mandej Liza u dekorua nga Sali Berisha si dëshmore e demokracisë kurse varrin nuk ja kemi gjetë.E kanë ndreq fushën e futbollit.E kanë pas varros pas njaj kodre. Jo të varret.Janë ba punime është ba fushë sporti.Prandaj vujtem tanë jetën.Tash gjoja jemi të lirë në demokraci jam marr me punët e mia private.Nuk dua me ndegju se janë gjallë. Tani jetojmë në Balldre afër Lezhës, në afërsi të kishës se shën Prenës.“
Ky pra , ishte rrëfimi rrënqethës i Gjovalin Nue Llesh Molit i nipit të Liza Llesh Molit , për hallën e ti. Ky rrëfim duhet të shërbej që kjo heroinë të vëndoset në vendin e merituar. Liza edhe me vendimin nr. 306, 30 prill 1993, Gjykata e Rrethit të Mirditës ja ka vendosur njohjen e faktit juridik të vrasjes së saj pa gjyq për motive politike, më 25 prill të vitit 1951.
Shkrimet e të tjerëve për Liza Molin
Përkundër faktit që u munduan komunistët dhe neokomunsitët që këtë heroinë ta harrojnë ajo nuk u harrua asnjëherë. Edhe pse shumë shkurt për këtë heroinë shkruan studiuesja e dhembjeve shqiptare Fatbardha Mulleti Saraqi,publicisti dhe historian Leon Molla dhe studiuesi Gjon Mark Ndoj. Ajo po ashtu u regjistrua edhe në Fjalorin Enciklopedik te Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 371.
Studiuesja Fatbardha Mulleti Saraqi në librin Dhimbje 2- Faqe 240 botuar në shtypshkronjën Ilar, jep disa shënime të shkurta për Liza Molin ku shkruan: “ Liza Moli lindi në vitin 1928 në Kaçinar (Mirditë). Shtëpia e saj ishte një vatër mikpritëse e luftëtarëve te rezistences, të cilët nuk pranonin sundimin ateisto-komunist. Për të mbrojtur luftëtarët e strehuar, vajza e re u vra bashkë me babain e saj - Llesh Molin, mikpritësin, bukëdhënësin, zemërartin mirditor... Forcat e ndjekjes dogjën edhe shtëpinë e tyre, qe ishte një vatër antikomuniste..., mbetën vetëm gurë, murë dhe hiri, ato ishin deshmitare të kësaj tragjedie..., por nga hiri rilindi Feniksi dhe vajzë e babë, mbetën në pavdeksine e përjetësisë“...
Kurse studiesi tjetër mirditor i cili shkroj shumë libra për rezistencën dhe luftën kundër komunizmit Gjon Mark Ndoj në librin : “ Luftëtar Mirditas të Lirisë“ ,botues “Mirdita 2002 “në faqën 80, për Liza Molin shkruan: “Liza Moli- Leu në Kaçinar e aty mori mësimet e para ( sa i lejoi koha). I rrethohet shpija prej forcave tẽ ndjekjes. Për të mos ju pre miqtë në moshën mbi 20 vjeç vritet me gjithe babë. Shpinë ja dogjën. “
Dëshmi po ashtu të perafërt e shkruan edhe publicisti dhe historiani Leon Molla i cili në një shkrim ku bën fjalë për 6 heroina mirditore ai e përmend edhe Liza Molin ku shkruan si vijon: “Liza Moli- Lindi në Kaçinar të Mirditës po aty mori mësimet e para. Sigurimi i Shtetit i rrethuan shtëpinë. Për të shpëtuar miqtë që kishte në banesë, dhe per te mbrojtur nderin e shtëpisë ajo u vra në moshën 23-vjeçare bashkë me babin e saj nga komunizmi. Më pas i dogjën edhe shtëpinë. “
Heroina Liza Moli përmendet po ashtu si përson i dëmtuar edhe në Fjalorin Enciklopedik të viktimave. të terrorit komunist në Vellimin e V.- MOLI Liza Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist) Lindi në Kaçinar të Mirditës. Më vendim nr. 306, 30 prill 1993, Gjykata e Rrethit të Mirditës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së saj pa gjyq për motive politike, më 25 prill të vitit 1951. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 100-101.
Përfundim
Liza Llesh Moli është heroina e vërtetë shqiptare.Ajo në moshën 23 vjeçare sakrifikoi jetën e saj të shtrenjtë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.Edhe më e tmerrshme është se si komunistët pansllavistë jo vetëm që masakruan 4 shqiptar më 25 prill 1951, pra babën me gjithë vajzë dhe dy mysafirët Mnelas por ata nuk u ndalën me kaq. Ata në vendin e krimit në oborrin e shtëpisë së atdhetarit Llesh Molit kishin ngritur edhe një lapidar që ta përkujtonin kriminelin komunist Hajdar Nanën dhe për çdo pesë maj i vinin familja nga Skrapari për ta përkujtuar këtë kriminel komunist.Për ta përkujtuar personin i cili së bashku me kriminelët e tjerë komunistë kishte masakruar 4 atdhetarë shqiptarë dhe ishte vrarë në vetmbrojtje prej heroinës Liza Llesh Moli. Qëndresa e Liza Molit është qëndresë e cila duhet kujtuar shekuj me radhë.Ajo iu tregoj ideologjisë komuniste se shtëpia e shqiptarit nuk digjet lehtë.Ajo mund të digjet vetëm ateher kur te vritën familjarët e saj.E nipi i saj Gjovalin Moli thotë se nuk ndërtuam më asgjë në vendin e vrasjes sepse është derdhur shumë gjak.E Liza Moli sot është pa varr.Liza Moli sot është pa fotografi se komunistët pansllavist i dogjën dy herë shtëpinë.Por Liza Moli sot mbetët në kujtesën historike si heroinë e cila mbrojti pragun e shtëpisë duke e luftuar komunizmin.Me këtë rast poeti do të shkruante: “Liza Moli një vajzë e re-merr rrevolën e po ban be-pasha gjakun e Katriotit-nuk lëshoj n´tok pikat e lotit.E hap derën dhe e shkrep alltin.Nuk lejoj me me ma djegë shpinë.Jam Mirditore e bijë fisnike,i përplasi në tokë tradhëtarët e Shqipërisë Etnike. “
(Kosova Sot Online)