Penalltitë e përcaktojnë fituesin e takimit Poloni – Portugali
Vazhdimet në takimin Poloni – Portugali kanë përfunduar me barazim.
Polonia dhe Portugalia janë ndarë në barazim 1-1 pas 90 minutave të para, kurse rezultati qëndroi i pandryshuar edhe pas vazhdimeve.
Polonia kaloi në epërsi në këtë ndeshje, me anë të Lewandowskit në minutën e dytë të takimit, kurse portugezët barazuan në minutën e 33 me anë të Renato Sanches.
Tani do të ektekutohen penalltitë, për të zbuluar se cili do të jetë gjysmëfinalisti i parë në EURO 2016.
(Kosova Sot)