Mësohuni t’i rregulloni vetullat si profesioniste!
Vetullat e rregulluara mirë janë të rëndësishme për një dukje të përkryer. Jua ofrojmë disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë që ta arrini dukjen e vetullave të rregulluara në mënyrë të përkryer.
Krihni!
Para se të bëni ndonjë gjë tjetër, vetullat së pari i lani dhe i krihni, në mënyrë që të punoni me formën natyrale të vetullave tuaja.
Nuanca e përshtatshme
Vlerësoni se cila ngjyrë ju përshtatet. Rekomandohet një nuancë paksa më e shndritshme sesa ngjyra natyrale e vetullave tuaja.
Forma e duhur
Me ndihmën e lapsit përcaktojeni pozitën e vetullave. Vendoseni lapsin drejt mbi hundë dhe në vendin e majës së tij duhet t’ju fillojë vetulla.
Harku i përshtatshëm
Pikën më të lartë të harkut të vetullës do ta përcaktoni duke e mbështetur lapsin, në mënyrë që ai në raport me fytyrën tuaj të kalojë me diagonale, duke e prekur skajin e hundës dhe duke kaluar nëpër mesin e syve dhe buzëve.
Pika e përfundimit të vetullës
Pikën e përfundimit do ta përcaktoni, duke e mbështetur lapsin në mes të buzës së epërme, përgjatë skajit të hundës dhe skajit të jashtëm të syrit.
Krihni sërish!
Kur ta keni arritur formën e përkryer, krihni sërish vetullat në mënyrë që t’i zbutni ato. (Kosova Sot)