Vetëm 12 tretmanë mjaftojnë të 'fshini' 10 vjet nga fytyra juaj
Në mënyrë që të dukeni thuajse porsa keni dalë nga salloni i bukurisë, ju nevojiten 12 tretmanë për fytyrë dhe qafë dhe nuk do ta njihni veten në pasqyrë. Do të mahniteni. Farat e lirit janë shumë të dobishme. Përdoreni këtë prodhim natyral dhe shumë të pranishëm, të cilin na e ka dhuruar nëna natyrë.raporton Gazeta kosova Sot
Për çdo mëngjes përgatiteni preparatin për shtrëngimin e fytyrës, të cilin duhet ta përdorni në mbrëmje. Një lugë fara të lirit e derdhni në 1/3 e gotës ujë të vluar dhe e përzieni mirë. Më pas, përzierjen e mbuloni me leckë dhe e lini të qëndrojë deri në mbrëmje. Në mbrëmje e pastroni fytyrën dhe qafën dhe me pambuk me përzierjen nga farat e lirit. Shtresa e parë duhet të jetë e hollë.
Pasi që të thahet, aplikojeni shtresën e dytë në lëkurë. Këtë proces përsëriteni 5 herë. Gjatë procedurës as mos qeshni as mos flini, vetëm relaksohuni. Më pas, e shpëlani me ujë të vakët dhe aplikoni kremin e natës për fytyrë.
(Kosova Sot)