Çka tregon për karakterin tuaj gjatësia e flokëve?
Gjithherë mundohemi që gjatësinë e flokëve ta përshtatim me ato stile flokësh që na rrinë më së miri, që na bëjnë të dukemi moderne dhe që përshtaten me fytyrën tonë, trasmeton gazeta Kosova Sot
Ka femra, të cilat i përmbahen klasikes mirë të dëshmuar kur flitet për stilet e flokëve, por ka edhe prej tyre që kënaqen duke eksperimentuar me ngjyra dhe gjatësi të ndryshme. Sido që të jetë, shkuarja te floktari për të gjitha ne paraqet kënaqësi dhe një kohë kur mund t’i përkushtohemi vetes dhe zbukurimit tonë. Por, a e keni ditur që, sipas disa studimeve, gjatësia e flokëve tuaj nuk përcakton vetëm pamjen tuaj të jashtme, por edhe karakteristikat e personalitetit tuaj.
Flokët e shkurtër
Jeni person shumë shoqërues, që preferon ta kalojë kohën e rrethuar me njerëz dhe të krijojë miqësi të reja, ku as flirti nuk ju është i huaj. Jeni njeri i besueshëm, ju pëlqen sfida në punë, gjithmonë ballafaqoheni me problemet, bile ndonjëherë edhe tepër shpejt.
Flokët që nuk arrijnë deri te supet
Jeni shumë të hapur dhe direkt, gjithmonë e thoni të vërtetën edhe nëse kjo mund ta lëndojë dikë. E vini për mrekulli ekuilibrin midis jetës profesionale dhe private. Nuk keni komplekse dhe nuk mund ta duroni rutinën dhe njëtrajtshmërinë, kështu që vazhdimisht jeni në kërkim të gjërave të reja.
Gjatësia e flokëve deri në supe
Gjithmonë përzgjidhni anën femërore në stilin tuaj, jeni elegante dhe e sofistikuar. Jeni komunikuese, kurse bukuria juaj natyrore magjeps këdo që ju njeh. Ju pëlqejnë sfidat, në punë gjithmonë jeni në kërkim të projekteve të reja, e në aspektin privat jeni mjeshtre në arritjen e miqësive të reja.
Flokët e gjatë
Jeni e durueshme, gjithmonë e kujdesshme në atë që bëni, por jeni edhe një ëndërruese e madhe. Në sferën e dashurisë gjithmonë anoni kah lidhjet stabile dhe të gjata, ku jepeni në tërësi, por asgjë më pak nuk prisni as nga partneri juaj. Kur dëshironi diçka, do të bëni gjithçka që ta arrini atë qëllim, ku edhe zakonisht keni sukses.
A ia kemi qëlluar sado pak?
(Kosova Sot)