Vrapimi në "rikverc": Ushtrimi i ri, që në mënyrë të çmendur shkrin kaloritë
Pëlqejmë të zbulojmë ushtrime të reja dhe mënyra për të mbajtur formën, shëndetin, e sidomos humbjen në peshë. Ushtrimi më i ri që ngadalë po fiton popullaritet është i efektshëm, por po aq çuditshëm tingëllon. Në pyetje është "retro-vrapimi", përkatësisht vrapimi nga prapa
Përse ky ushtrim është i mirë për humbje në peshë?
Pasi që u takon ushtrimeve kardio, jo vetëm se shkrin shumë kalori, por është ushtrim i përgjithshëm, sepse përfshin grupe të shumta të muskujve. Për ta ditur sa efektive është ky ushtrim, duhet të dini se 100 hapa pas janë barabar me 1.000 hapa të rregullt përpara. Kjo do të thotë se do të shkrini më shumë kalori, e do të shpenzoni më pak kohë, trasmeton gazeta Kosova Sot
Për këmbët dhe muskujt
Retro-vrapimi i forcon muskujt pa ngarkesë të tepërt të gjunjëve. Po ashtu, është mirë për zhvillimin e muskujve që zakonisht mbesin të "paprekur", gjatë vrapimit të rregullt.
Ul rrezikun nga lëndimi i gjunjëve dhe i shëron
Kur të vraponi përpara, përsëritni të njëjtën kthesë disa herë, që mund të sjellë deri te çekuilibri i rrezikshëm dhe problemeve kronike në gjunjë. Vrapimi së prapthi ul ndikimin agresiv në gjunjë dhe përmirëson ekuilibrin midis grupeve të kundërta të muskujve.
Zhvillon shikimin periferik dhe ekuilibrin
Vrapimi së prapthi ndihmon në shtimin e shikimit periferik dhe të ekuilibrit, pasi që nuk mund ta dini se çfarë keni nga prapa dhe zhvillon shqisat.
Mirë për tru
Ndryshimi i rutinës së ushtrimeve dhe lëvizja e muskujve në drejtim të kundërt i ndihmon trurit në të menduar dhe reagon ndryshe.
Forcon muskujt e barkut
Shpinë e drejtë dhe muskujt të fortë në stomak - të gjitha shkojnë njëra me tjetrën. Kur të vraponi drejt, muskujt e stomakut e bëjnë punën që zakonisht duhet bërë.
(Kosova Sot)