Shpërlani flokët me kafe

  • 18 December 2018 - 08:51
Shpërlani flokët me kafe

Nëse e provoni, më nuk do të pushoni së përdoruri këtë metodë Nëse keni flokë të gjata, atëherë qitni ato përpara dhe vendoseni kafen. Edhe pse shumë femra këtë metodë e konsiderojnë të marrë, larja e flokëve me kafe është metodë e mrekullueshme për flokë të bukura, shkëlqyese dhe të shëndetshme. Një studim ka treguar se kafja mund ta përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve. Po ashtu, kafja ndihmon në errësimin e nuancës së flokëve tuaj. Së pari ziejeni një kafe të zezë, të fortë. Sa më e fortë dhe e zezë që të jetë kafja, aq më i fortë do të jetë efekti i saj për ngjyrën e flokëve tuaj. Pasi ta keni përgatitur kafen, lani flokët me shamponë që e përdorni rëndom. Terni flokët, por jo në tërësi. Nëse keni flokë të gjatë, qitni ato përpara, e më pas, me lëvizje të lehta të duarve, bëni kokës masazh, në mënyrë që kafja të arrijë në të gjitha pjesët e lëkurës së kokës. Më pas vendoseni një qese të plastikës dhe lëreni ashtu për 20 deri 60 minuta. Sa më shumë që ta lini kafen të veprojë, flokët do të marrin nuancë më të errët. Më pas shpëlani flokët me ujë të nxehtë dhe terni mirë. Nëse këtë metodë e përdorni një herë në javë, atëherë flokët tuaj do të bëhen më shkëlqyese, më të errëta dhe më të shëndetshme. Kafja po ashtu stimulon rritjen e flokëve, gjë që dmth se nuk do t'ju kanoset rreziku i rënies së flokëve. Nëse doni që kjo metodë të veprojë sa më fort, atëherë herë pas here shpëlani flokët me uthull të mollës. Është me rëndësi të thuhet se kjo metodë iu preferohet personave me flokë të errët. Te flokët e verdhë, rezultatet janë më pak efikase.

(Kosova Sot)