Maska e duhur për trajtimin e flokëve në këtë periudhë

  • 24 March 2019 - 18:15
Maska e duhur për trajtimin e flokëve në këtë periudhë

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë. Kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por pavarësisht kësaj, duket sikur femrat nuk gjejnë asnjëherë qetësi përsa i përket flokëve. Do të ketë gjithmonë diçka që shkon keq: flokë të djegur, maja dyshe që këputen, flokë të thatë dhe që elektrizohen sa hap e mbyll sytë.

Nëse jeni lodhur nga produktet agresive, përdorni një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj.

Sapo kemi lënë pas një sezon që nuk ka qenë shumë i favorshëm për flokët. Dhe për këtë arsye ju duhet një trajtim i mirë për të pastruar skalpin e flokëve dhe trajtimi më i mirë është scrub-i. Një mënyrë natyrale është esfolianti me limon dhe vaj kokosi, i cili pastron lëkurën e kokës, e hidraton dhe u jep shkëlqim flokëve, shkruan gazetasi.al

Çfarë të nevojitet:

1 lugë gjelle vaj kokosi (e gjen në farmaci dhe në dyqanet me produkte kozmetike)

1 lugë gjelle lëng limoni

Në një shishe të vogël, përziej vajin e kokosit me lëngun e limonit. Më pas, duke përdorur një pambuk të pastër, lyej lëkurën e kokës duke bërë edhe pak masazh me mollëzat e gishtave. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni kokën si zakonisht.

(Kosova Sot)