Ilaçet natyrale që ndihmojnë te sytë e ënjtur

  • 28 March 2019 - 09:52
Ilaçet natyrale që ndihmojnë te sytë e ënjtur

Sytë ënjtur dhe të fryrë mund të shkaktohen në bazë të shumë situatave, e nuk duken aspak bukur dhe tërheqës. Lëkura nën sy është shumë e ndjeshme dhe e hollë kështu që aty së pari shfaqen shenjat e para të lodhjes, alergjitë dhe stresi. Për fat ekzistojnë disa fshehësi natyrale, ilaçe natyrale, që është dëshmuar se veprojnë te një problem si ky

Luga e ftohtë

Dy lugë të metalta i lini të ftohen në frigorifer për disa minuta, e më pas i vendosni në kapakët e mbyllur të syve. Të ënjturat përreth syve shpejtë hiqen, e kjo është një nga ilaçet natyrale që ndihmon te sytë e ënjtur pas zgjimit në mëngjes apo edhe për të hequr shenjat e të qarit.

Qeskat e çajit

Dy qeska të çajit i lini në ujë të vluar për disa minuta, i lini paksa të ftohen e më pas në formë të kompresave i vendosni sipër kapakëve të syve. I mbani për tre minuta. Kafeina natyrale që gjendet në qeskat e çajit ndikon që enët e gjakut të zvogëlojnë të ënjturat.

Masazhi i lehtë

Nëse nuk keni gjë tjetër pranë vetes, mund t’i përdorni gishtërinjtë tuaj dhe të bëni masazh në hapësirën përreth syve. Një presion i lehtë me gishtërinj zvogëlon të ënjturat dhe fryrjen e syve.

Provoni një maskë nën sy

Maskat që vendosen nën sy tash e një kohë janë hit i madh në treg dhe janë shumë të përdorshme për heqjen e të ënjturave, e pos kësaj, në mënyrë intensive hidratojnë dhe rigjallërojnë lëkurën e ndjeshme të lëkurës nën sy.

Aloe vera

Aloe vera është një nga përbërësit kryesor në industrinë e kozmetikës dhe ndihmon te sytë e ënjtur. Xheli i ftohtë nga aloe vera ndihmon dhe qetëson lëkurën e fryrë dhe ndikon kundër përbërësve inflamator. Xheli nga aloe vera mund të blihet kudo, e ju duhet ta ruani në frigorifer.

(Kosova Sot)