Pastroni fytyrën me përbërësit ku mjalti e ka fjalën kryesore

  • 29 March 2019 - 15:42
Pastroni fytyrën me përbërësit ku mjalti e ka fjalën kryesore

Mjalti është një nga ushqimet më të dobishme, përdoret në shumë mënyra. Pos në ushqim, mund të përdoret edhe në dobi të fytyrës

Maskë për fytyrë nga mjalti dhe vaji i ullirit

Maska me mjaltë dhe vaj ulliri është shumë ushqyese dhe kujdeset për fytyrën. Mjalti është antioksidues natyral sepse përmban veti kundër baktereve. Vaji i ullirit përmban aminoacide të pangopura që janë të shëndetshme për lëkurën.

Përbërësit:

1 lugë vaj ulliri,

1 lugë mjaltë,

Disa pika lëng limoni

Maskën e përgatitni duke përzier të gjithë përbërësi. E vendosni në fytyrë dhe e lini për 20 minuta. E shpëlani me ujë të vakët.

Maskë për fytyrë me mjaltë dhe kanellë

Lëkura e pa-pastruar në fytyrë rezulton me pore të bllokuara dhe zhvillim të puçrrave. Lëkura e dikujt është e prirë për akne sepse sekreton më shumë yndyrë.

Përbërësit:

3 lugë mjaltë,

1 lugë kanellë.

Maskën e përgatitni duke përzier thjeshtë mjaltin me kanellën. E aplikoni në fytyrën e pastër duke anashkaluar hapësirën përreth gojës dhe syve. E lini për 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe kanellë kundër akneve

Përdorimi i mjaltit dhe kanellës është dëshmuar në luftën kundër akneve, sepse ekzistojnë shumë dëshmi se kjo përzierje vepron kundër akneve. Por, shumë njerëz këtë maskë e kanë përdorur edhe për pastrim të përgjithshëm të fytyrës, por edhe kundër puçrrave dhe akneve. Kjo maskë shërben edhe si ndihmë te poret e bllokuara, por duhet ditur se nganjëherë aknet janë rezultat hormonal apo çrregullimeve të thella në lëkurë.

Maskë për fytyrë nga mjalti dhe limoni

Shkaku i acideve që limoni i përmban, është i dobishëm për lëkurën. Pos kësaj, mundet edhe ta zbardhë lëkurën e fytyrës. Maskën nga limoni dhe mjalti e përgatitni nga:

15 mililitra lëng limoni,

2 lugë mjaltë

Në enën ku keni shtrydhur lëngun nga limoni shtoni mjaltin. Masën e përzieni mirë derisa përbërësit të bashkohen. Aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta. Pastaj e shpëlani me ujë të ngrohtë.

 Maskë për fytyrë nga mjalti dhe të bardhët e vezëve

Të bardhët e vezëve shpesh përdoret për fytyrë shkaku i shumë vetive shquese që i përmban. Të bardhët e vezëve i shtrëngon dhe tkurrë poret e zgjeruara në fytyrë.

Maskën e përgatitni nga:

1 të bardhët e vezë

1 lugë mjaltë

Disa pika lëng limoni.

Të bardhët e vezës e përzieni përbërësit tjerë. E aplikoni në fytyrë dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot)