Kuiz: Cili është lloji i lëkurës tuaj: E thatë, yndyrshme..., zbulojeni tani

  • 01 April 2019 - 18:08
Kuiz: Cili është lloji i lëkurës tuaj: E thatë, yndyrshme..., zbulojeni tani

Është një pyetje që të gjithë duhet përgjigjur: çfarë lloji të lëkurës kemi!? Lëkura mund të jetë normale, e thatë, e yndyrshme, e kombinuar, e prirë për akne ose e ndjeshme. Hidhni një sy kuizit më poshtë për të mësuar çfarë lloji të lëkurës keni...

1. KUR ZGJOHEM NË MËNGJES, LËKURA IME NDIHET:

A. E thatë dhe e shtrënguar; B. Si një puçërr e krijuar gjatë natës; C. Tashmë e yndyrshme; D. Në njolla e yndyrshme diku tjetër e thatë;

2. DERI NË MESDITË, LËKURA IME DUKET:

A. Edhe më e thatë para se të vë krem kundër tharjes; B. Si ajo pupërr tjetër që ke nevojë për korrektor; C. Baza ime ishte një akt i kryer; D. E yndyrshme në puçrra; E. E skuqur dhe njolla-njolla; F. Pa behane.

3. NUK MUND TË SHKOJ NË SHTRATI NËSE SË PARI:

A. S'e lyej lëkurën me krem të pasur nate ose vaj; B. Aplikoj ilaçin e përshkruar kundër akneve; C. Përdor pastrues; D. Aplikoj korrektor; E. Heq grimin; F. Vë një maskë për sy.

4. KUJDESI MË ME VLERË PËR LËKURËN TIME ËSHTË:

A. Vaji i kokosit; B. Retinoli; C. Thithësja e vajit; D. Fshirja e fytyrës; E. Toneri; F. Kremi për mbrojtje nga dielli.

5. BRENGA IME MË E MADHE ËSHTË:

A. Njollat në lëkurën e çarë; B. Aknet sistike; C. Ka një lidhje midis lëkurës me shkëlqim dhe poreve të mëdha; D. Vetëm poret e mija të mëdha; E. Fakti se secili produkt nxit dëme - pa marrë parasysh sa i butë është produkti; F. Njollat e rastit.

6. GRIMI QË E PËRDOR NË BAZA DITORE:

A. Bazë kremi; B. Korrektues para detyrave të rënda; C. Bazë që zgjat shumë; D. Bazë pa shkëlqim; E. Produkte pa sulfate; F. Hidratues në ngjyrë.

KRYESISHT A: LËKURË E THATË

Të gjitha shenjat që i keni qojnë kah lëkura e thatë. "Lëkura e thatë ndihet shtrëngueshëm, me njolla dhe mund të irritohet lehtë" thotë Gervaise Gerstner, M.D., anëtar i certifikuar i stafit te "L'Oréal Paris" dhe dermatolog këshilltar. Sigurohuni që të përfshini hidratues të pasur gjatë kujdesit rutinor të lëkurës.

KRYESISHT B: LËKURË TË PRIRË PËR AKNE

Të gjitha shenjat që i theksoni dëshmojnë se keni një lëkurë të prirë për akne. Megjithëse duket sikur kjo edhe është forma apo lloji më i shpeshtë i lëkurës, nëse i kushtoni kujdes do të keni lëkurë pa behane."Nëse vëreni puçrra të mëdha cistike, mund të konsideroheni se jeni të prirë për akne", thotë Katie Rodan, M.D., dermatologe te dhe themeluese e "Proactiv". Një tjetër dëshmi se jeni të prirë për akne është nëse keni lëkurë të yndyrshme të kokës ose zbokth, thotë ajo. Përcaktohuni për pastrues dhe hidratues pa yndyrë.

KRYESISHT C: LËKURË E YNDYRSHME

Të gjitha shenjat dëshmojnë se keni lëkurë të yndyrshme. "Nëse e shpëlani disa herë lëkurën brenda një apo dy orëve e dalloni se në veçanti lëkura ju shkëlqen", thotë dr. Rodan. Nëse jen adoleshente, kjo është normale. "Gjëndrat lirojnë më shumë yndyrë se sa zakonisht", thotë dr. Gerstner. "Nëse jeni në stres apo të djersitur mund ta vëreni se sasi e madhe e yndyrës prodhohet ku gjëndrat yndyrore janë të vendosura. Kjo shkakton njolla t ndryshme për njerëz të ndryshëm, përfshirë në shpinë dhe në gjoks". Rodan dhe Gerstner rekomandojnë që të përcaktoheni për produkte pa yndyrë.

KRYESISHT D: LËKURË E KOMBINUAR

Të gjitha shenjat që i keni cekur dëshmojnë se keni lëkurë të kombinuar- që është, tipi i ri i lëkurës normale! "Lëkura e kombinuar vërtetë është më e shpeshta nga të gjitha llojet e lëkurës së yndyrshme", thotë dr. Rodan. Do ta vëreni se lëkura juaj është më e yndyrshme në rajon ku gjëndrat yndyrore janë më të përhapura dhe të thata ku mungojnë."Tentoni të shmangni pastrimin e tepërt, që është gabim i shpeshtë te personat me lëkurë të kombinuar". Në vend të kësaj, fytyrës pastrojeni dy herë në ditë dhe aplikoni produkte të lehta pa yndyrë.

KRYESISHT E: LËKURË E NDJESHME

Të gjitha shenjat që i keni cekur qojnë kah lëkura e ndjeshme. Rodan dhe Gerstner pajtohen se nëse vuani nga ekzema, astma, alergjitë, me gjasë keni lëkurë të ndjeshme."Nëse ndieni ndjenja të djegies kur përdorni shumë produkte, me gjasë keni lëkurë të ndjeshme", thotë dr. Rodan, që po ashtu pohon se parfumet dhe prezervativët janë shkaktar të mëdhenj të skuqjeve. "Për ta testuar një produkt dhe reaksionin në lëkurë, provojeni pak nga anash në qafë disa herë. Nëse nuk ka skuqje apo shenja, kjo ju dëshmon se mund ta aplikoni edhe në fytyrë".

KRYESISHT F: LËKURË NORMALE

Të gjitha shenjat dëshmojnë se keni lëkurë normale. Kjo është një nga llojet e pakta të lëkurës, kështu që duhet ta konsideroni veten në fat nëse posedoni një lëkurë si kjo. "Njerëzit me lëkurë normale vërejnë telashe dhe shpejtë ia dalin t'i rregullojnë me secilin produkt", thotë dr. Gerstner.

(Kosova Sot)