Ngjyrat që këtë pranverë të lënë pa frymë, si në pistë po ashtu edhe jashtë saj

  • 09 April 2019 - 18:12
Ngjyrat që këtë pranverë të lënë pa frymë, si në pistë po ashtu edhe jashtë saj

Ditët e vranëta dhe të ftohta edhe entuziastëve më të mëdhenj dhe adhuruesve të ngjyrave u imponojnë ngjyrat e errëta, të mbylltë në dollap. Këtë mund ta ndjeni edhe në lëkurë. Brendët më të mëdhenj, përfshirë këtu "Balenciaga", "Moschino", "Celine", "Carolina Hererra' dhe "Hugo Boss", ngjyrat e tyre i kanë ruajtur për sezonin pranverë/verë. Të gjithë mezi kanë pritur të ngrohen nga rrezet e para të diellit nga pistat e modës. Për fat, industria e modës as këtë vit nuk ka zhgënjyer.

Image
Image

Marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për tonet "unisex", plot me jetë, nuk është çudi që bukuroshet nga interneti janë të kënaqura me ngjyrën dominuese të këtij sezoni që qëndron përpara. Dallohen edhe ngjyrat neon e gjelbër, si dhe kreacionet në ngjyrat e metaleve, sidomos të argjendit. 

Image
Image

Theks i veçantë është edhe në nuancat rozë, me nëntoke të purpurta: "living coral", "pink peacock", "festa" dhe "jester red". Inspirimin në këto nuanca e ka gjetur edhe emri i madh i modës së botës - "Gucci".

Image

Nëse e përcillni rrjedhën e trendëve të modës, është e qartë se cilat ngjyra do të duhet t'i kombinoni këtë pranverë. Moderne janë ngjyrat e ndezura, por edhe nuancat e buta pastele.

Image

Dominimin e ngjyrave të forta e vazhdojnë edhe nuancat e pasura të kaltra, si "royal blue", që te ne njihet si e kaltër mbretërore. 

Image

Veshjen që lë vulë mund ta zbutni edhe me disa veshje neutrale dhe kështu të arrini dukje më të sofistikuar. Nëse i jeni besnike stilit tuaj, pa marrë parasysh në drejtimet aktuale të modës, ndoshta midis nuancave që janë shfaqur në javët e kaluara të modës do të gjeni ngjyrën tuaj të preferuar. 

(Kosova Sot)