Si ta aplikoni hijen në sy si profesioniste

  • 04 April 2019 - 09:05
Si ta aplikoni hijen në sy si profesioniste

Kur bëhet fjalë për grimin në përgjithësi, sidomos grimi në sy është me rëndësi. Brushat që i përdorni, radhitja si e aplikoni grimin, fshehtësitë me të cilat shërbeheni dhe ngjashëm, të gjitha nevojiten në mënyrë që grimi në sy të duket sikur është aplikuar nga profesionistët.

1. Sikur që aplikoni pudrën në fytyrë të pastër, ashtu duhet përgatitur edhe kapakun e lëkurës - së pari e pastroni butësisht, e më pas aplikoni kremin për sy dhe prisni ta thithë lëkura.

2. Po ashtu, ajo që duhet të anashkaloni është prajmeri për sy, i cili shërben që hija të aplikohet më mirë, por edhe që grimi në sy të jetë më afatgjatë, mos të vjen deri te shpërndarja në lëkurën e kapakut të sipërm dhe ngjashëm.

3. Mos harroni se punën nuk do ta përfundoni me një brushë, ju duhen disa - për aplikimin e hijes bazë, më pas për aplikimin në këndin e syve, e sidomos ju duhet brusha për përzierje.

4. Kur të aplikoni hijen bazë, kjo gjithmonë duhet të jetë bazë neutrale. Për këtë hije përdorni brushë me madhësi mesatare. Po ashtu, më së miri që për këtë shtresë bazike mos të përdorni hije të sedeftë, por pa shkëlqim. 

5. Kur bëhet fjalë për hijet e sedefta, sidomos ato të ndritshme - rozë, shampanje, të bardha, ato më së miri t'i përdorni për theksimin e pjesëve nën vetulla, por vetëm në pjesën e brendshme të këndit të syrit.

6. Për linjën e poshtëm të kapakëve, në të cilin mund të vendosni pak hije të errëta, përdorni një brushë të hollë dhe të rrafshët.

7. Edhe pse ka mendime të ndara, shumë profesionistë mendojnë dhe këshillojnë që së pari të aplikohet grimi në sy, e më pas në pjesën tjetër të grimit.

8. Lirisht përzieni hijet krem dhe ato të lëngshme me hijet në pluhur. Më saktë, hijet pluhur më së miri t'i përdorni për shtresën përfundimtare të grimit, kështu theksoni grimin.

9. Nuancat e errëta të hijes i aplikoni në linjën e kapakut, më pas përdorni brushën për përzierje për t'i neutralizuar kalimet.  

(Kosova Sot)