Trendët e ëmbël pranverorë që do të dominojnë këtë sezon

  • 16 April 2019 - 18:02
Trendët e ëmbël pranverorë që do të dominojnë këtë sezon

Kemi përzgjedhur pesë trendë më të rëndësishëm për pranverë dhe verë 

Image

Rreth trendëve pranverorë tanimë kemi shkruar shumë, por bota është dinamike, e frymëzimet kurrë nuk mjaftojnë. Tanimë kemi hyrë në pranverë dhe disa nga trendët kryesorë të sezonit janë theksuar, e këtë më së miri do ta shohim në profilet e "Instagram"-it të trendsetereve tona të preferuara, por edhe në bazë të asaj që gjendet në raftet e dyqaneve luksoze.

Edhe pse për këtë sezon janë parashikuar shumë trendë të ndryshëm, në vazhdim kemi përzgjedhur ata më të rëndësishmit që aktualisht dominojnë në rrugë. 

ÇANTAT E THURURA

Image

Një vetëdijesim gjithnjë e më i madh ekologjik i blerëseve ka çuar deri tek ajo që të kthehen në modë përsëri materialet natyrore, e këtë sezon sidomos theksohen çantat e thurura që kanë mbretëruar rrugëve. Çantat e formave dhe madhësive të ndryshme nga materialet e thurura, të stolisura me guaca, dorëza druri dhe me detaje të tjera natyrore, janë 'must have' për pranverë dhe verë.

PANTALLONAT ME KËMBË TË GJERA

Image

Modelet e pantallonave të gjerë që janë në formë trapezi dhe me gjatësi mbi gjunjë, kanë mbizotëruar rrugëve, ku modele të shumta, të bukura, mund të gjenden në ofertë nga brendet "high street". Pantallonat e tillë në çdo kombinim sjellin një dozë të stilit retro dhe janë idealë për ditët pranverore. Përpos që janë tepër 'cool', po ashtu bukur e theksojnë figurën.

MOKASINET

Image

Që nga pranvera e vitit të kaluar, mokasinet kanë mbizotëruar skenën e modës, e duket se këtë pranverë do të jenë edhe më të popullarizuara. Brendet "high street" tanimë kanë nxjerrë në treg shumë modele interesante, prandaj me të vërtetë do të jetë vështirë që të përzgjidhet vetëm një palë.

DIZAJNI I KAFSHËVE

Image

Prania e dizajnit të kafshëve qoftë në rroba, po ashtu edhe në të mbathura dhe në të gjithë aksesorët e tjerë të modës, mbetet mjaft e popullarizuar, prandaj këtë trend ia vlen që ta përmendim. Ajo që duhet theksuar gjithsesi, është se me rastin e bartjes së rrobave me dizajn të kafshëve, duhet të jemi të matura dhe të përzgjedhim rrobat me kujdes.

LIRI

Image

Përpos çantave të thurura, si njëri ndër trendët kryesorë natyrorë të sezonit dallohen edhe pjesët e lirit, të cilat në çdo kombinim ofrojnë një dozë të shijes rustike dhe janë përzgjedhje e mrekullueshme për verë. 

(Kosova Sot)