Këshilla sekrete të bukurisë, të cilat duhet t'i dini...

  • 23 April 2019 - 18:19
Këshilla sekrete të bukurisë, të cilat duhet t'i dini...

Zakonisht janë gjërat e vogla ato që e bëjnë dallimin edhe kur bëhet fjalë për bukurinë! Ja disa nga to të cilat ndoshta nuk i keni ditur deri më tani...

 

1. NËSE I FUTNI NË UJË TË FTOHTË, THONJTË E NGJYER TEREN MË PARË

Image

 

A ju ka ndodhur që të lodheni duke pritur që t'iu teret llaku i thonjve? Me gjasë keni shumë punë të tjera për t'i bërë, derisa rrini e prisni kot. A e dini se, nëse i fusni gishtat në ujë të ftohtë pak para se t'i lyeni, llaku do të teret më shpejt. Futja e gishtave në ujë të akullt për 10 deri 15 sekonda është edhe më efikase. 

2. SODA E BUKËS E PËRZIER ME SHAMPO, EFIKASE KUNDËR ZBOKTHIT

Image

Ky është sekreti i bukurisë i cili ka përdorim të madh në praktikë. Shampotë kundër zbokthit, nëse përdoren shpesh, mund t'i dëmtojnë flokët. Për këtë shkak, përziejeni një lugë sodë të bukës me shampon tuaj të preferuar dhe lani flokët ashtu si i lani përndryshe.

3. QË MASKARA T'JU QËNDROJË MË GJATË

Image

Kjo këshillë do të preferohet nga të gjitha adhurueset e maskarës. Nëse doni që maskara e vënë t'ju qëndrojë një kohë më të gjatë, atëherë sapo ta veni re se maskara ka filluar t'ju thahet, shtoni dy deri katër pika të substancës "Visine" dhe tundeni. Kjo do t'i japë lagështi maskarës tuaj dhe do ta zgjatë afatin e përdorimit edhe për disa javë.

4. KREMI I SYVE NUK ËSHTË VETËM PËR SY

Image

Zonja të nderuara, duhet ta dini se kremin e syve mund ta përdorni edhe për nevoja tjera, nëse bëhet fjalë për krem i cili lufton rrudhat e imëta. Atë mund ta përdorni edhe rreth buzëve dhe në ballë. Në fakt, atë krem mund ta përdorni kudo që shihni se ju janë paraqitur rrudhat.

5. QËRIMI DHE FRYRJA E BUZËVE

Image

Edhe buzët kanë nevojë që të qërohen herë pas here nga qelizat e vdekura. Kjo është e vërtetë sidomos nëse ato ekspozohen në temperatura të ftohta dhe më pas teren. Nuk keni nevojë për ndonjë produkt të veçantë të buzëve, meqë një brushë e dhëmbëve ju kryen punë. Thjesht, lageni brushën e dhëmbëve dhe me të, me butësi fërkoni buzët tuaja. Jo vetëm që largohen qelizat e vdekura, por buzët kështu duken edhe më të fryra, më seksi.

6. HIDRATIMI 'PËRPJETË'

Image

Kjo ka logjikë të madhe, nëse mendoni pak për të. Kur e vendosim hidratuesin, shumica prej nesh përdor lëvizjen 'teposhtë'. Kur e bëjmë këtë, ne tërheqim lëkurën teposhtë dhe ndihmojmë në krijimin e rrudhave. Ndryshojeni këtë shprehi. Aplikojeni hidratuesin me lëvizje 'përpjetë'.

7. PICKIMI I FAQEVE

Image

Ndonjëherë dëshironi të keni faqe të kuqe, por nuk e keni bojëkuqin me vete. Ja një sekret i cili është i vjetër, nga viti 1800 apo ndoshta edhe më herët. E tëra që duhet të bëni, është që lehtazi të pickoni faqet, aty ku doni që të jenë të kuqe. Ndoshta është metodë paksa e sikletshme, por është tepër efikase. Kjo metodë po ashtu ua jep një skuqje natyrore, të cilën nuk e arrini nëse përdorni produkte të ndryshme. 

(Kosova Sot)