
Shtatë veshje që duhet t'i keni këtë pranverë: mini-koleksioni i modës, mos blini gjë
Kjo është lista më e shkurtë për modën pranverore për vitin 2019: hit veshjet, mbathjet dhe detajet!
MANTELI

Manteli shik për pranverën e vitit 2019 duhet të jetë bezhë ose në ngjyrën e ullinjtë të ndritshme. Opsioni tjetër është - dezeni me katrorë.
FUSTANI NË DEZENIN ME LULE

Lulet dhe pranvera? Sa origjinale, kështu do të thoshte aktorja Meryl Streep në filmin "The Devil Wears Prad". Por, nuk do të gaboni.
GJYSMËSANDALET

Dikur shumë popullore, përsëri po kthehen në modë. Përcaktohuni për takë të ulët që mund t'i mbathni gjatë gjithë ditës.
XHINSET E BARDHA

Krahas xhinseve të bardha, të gjitha bluzat nga viti i kaluar do të marrin dukje krejtësisht të re.
ATLETET E PËRJETSHME

Dikush i quan të "shëmtuara, e dikush atlete të "përjetshme". Natyrisht, me një shtresë kaq të trashë, zgjatin përjetësisht. Por, këtë sezon janë në pikun e plotë në modë.
FUNDET E NGUSHTA TË RRAFSHËTA

Nëse dëshironi që të ndiheni rehat, zgjidhni modelin që mbërthehet me kopsa në krejt gjatësinë ose ka një zinxhir të thjeshtë.
ÇANTË NË NGJYRËN NATYRALE TË LËKURËS

Një si kjo natë me gjasë nuk keni përse ta blini - e keni një të tillë në dollap.
(Kosova Sot)