Trendët e modës që arrijnë drejt nga pistat e modës

  • 30 April 2019 - 21:56
Trendët e modës që arrijnë drejt nga pistat e modës

Si inspirim mund të shërbejë moda e lartë, ajo që na vjen nga pistat e modës dhe që gjithmonë është në shenjën mbrojtëse nga emrat e mëdhenj të industrisë së modës, por edhe ajo e 'rrugës' apo e ashtuquajtura "street style". Kësaj radhe disa nga këta trendë kanë ndikuar si frymëzim.

Image

Të nisemi nga imperativi i modës gjatë sezonit pranverë/verë 2019 - modelet e lehta në stilin "oversized", në formë të xhaketave, pantallona me gjatësi të ndryshme, si dhe në pallto, kryesisht në gjatësi mesatare dhe të gjatë. Po ashtu dallohen edhe ngjyrat e neonit. Sa u përket mbathjeve dhe aksesorëve, edhe ata pa dyshim se do ta përcjellin tregimin.

Image

Vazhdojmë tutje. Çfarë do të dallohet ende? Mbesim te modelet e lehta, por përsëri theksojmë tonet bezhë, si dhe ngjyrat tjera pastele me nuanca të ngjashme - nga ato krem deri te ullinjta të gjelbra. Me tonet neutrale dhe ato bezhë kurrë nuk do të gaboni. 

Image

Njëkohësisht, të përmendim se edhe kombinezoni pjesë e gardërobës ku ia vlen të investoni. Mund ta vishni në kombinime të ndryshme - gjatë ditës dhe gjatë mbrëmjes po ashtu.

Image

Kur jemi te tonet bezhë, ky rregull i modës mbetet edhe kur mbathjet janë në pyetje. Sidomos kur bëhet fjalë për stilet e reduktuara dhe ato femërore. 

Image

Dhe, për fund, kombinimi fitues i modës po ashtu i inspiruar me tonet bezhë, me funde që zgjerohet. Një veshje si kjo mund të imagjinohet për një shkuarje në një dasmë. 

(Kosova Sot)