5 arsyet përse vaji i ricinit duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj

  • 29 prill 2019 - 09:30
5 arsyet përse vaji i ricinit duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj

Vajrat zënë vend të rëndësishëm në kujdesin ndaj lëkurës dhe për këtë arsye duhet të jenë pjesë e rutinës në bukuri. Një lloj i vajit, të cilin secila nga femrat duhet ta ketë në banjën e vet, pasi që ka përdorim të shumëfishtë është vaji i ricinit. Marrë parasysh faktin se është i pasur me vitamina E, vaji i ricinit ka efekt të fortë antibakterial. Këto janë disa nga arsyet përse vaji i ricinit duhet të gjendet në dollapin tuaj në banjë.

1. Vaji i ricinit është aleat i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e rritjes së qerpikëve. Nëse para gjumit aplikoni disa pika vaj ricini, pas disa ditëve do të keni qerpikë më të gjatë.

2. Vaji i ricinit nxit rritjen e flokut dhe vetullave. Nëse rregullisht e aplikoni në sipërfaqen e vetullave dhe qimet e flokut, rezultate e para shpejtë do t’i vëreni. Flokun do ta keni më të shëndetshëm dhe më me shkëlqim dhe më të gjatë, derisa vetullat më të trasha dhe më shpejtë rriten.

3. Nëse pas secilit pastrim të flokut në mënyrë të detajuar aplikoni vajin e ricinit në lëkurën e kokës, do të zgjidhni problemin me zbokthin që mundon shumicën nga ne.

4. Ndikon në mënyrë të hatashme në lëkurën e pëlcitur dhe shumë shpejtë e përtërinë dhe e bën më të butë, kështu që zgjidhje është ta lyeni lëkurën para se të flini.

5. Në mënyrë të suksesshme zgjedh problemin me strija, nëse lëkurën rregullisht e trajtoni dhe e hidratoni me vaj ricini. Dallimin di ta vëreni që pas vetëm dy muajsh, sepse strijat janë problem estetik në lëkurë, që kërkojnë shumë kohë dhe kujdes.

(Kosova Sot)