Këshilla për trajtim të djegieve nga dielli

  • 02 May 2019 - 16:11
Këshilla për trajtim të djegieve nga dielli

Kalimi i ditës në plazh me shoqëri është një aktivitet qëllimmirë veror. Por, ekspozimi i tepërt i lëkurës ka pasoja të mëdha (rrudhat, njollat të shkaktuara nga dielli, kanceri i lëkurës)

Pa marrë parasysh sesa të kujdesshëm jemi, megjithatë, të gjithë kemi vuajtur nga lëkura e djegur nga dielli. Natyrisht, parandalimi është gjithmonë ilaçi më i mirë, por nëse nuk keni krem mbrojtës dhe lëkura ju digjet nga rrezet e diellit, ndiqni këto këshilla për ta zbutur dëmin dhe për ta lehtësuar dhimbjen. 

Aloe vera është një kurë e vjetër për trajtim të djegieve nga dielli, ndërsa mund të përdoret edhe për parandalim të tyre. Para se të shkoni në plazh, përdorni krem mbrojtës që përmban aloe vera për t'i bllokuar rrezet e dëmshme dhe për t'i lejuar ato të shëndetshmet që lëkura juaj ta marrë ngjyrën e dëshiruar. Tashmë ju është dëmtuar lëkura? Atëherë aplikoni në të xhel të aloe verës për ta zbutur djegien dhe parandaluar qërimin e lëkurës. 

Ndoshta nuk ka aromë favorite verore, por nëse qitni uthull të bardhë ose të mollës në një shishe me spërkatës dhe e spërkatni zonën e djegur të lëkurës, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të flluskave dhe qërimin e lëkurës.

 Në ujë të ngrohtë të vaskës i qitni 100 gramë sodë të bukës për ta ftohur lëkurën dhe për ta parandaluar tharjen e saj. Mënyrë tjetër është shtimi i 25 pikave të vajit aromatik të livandës ose kamomilit në ujin e vaskës.

Acidet tanike që ndodhin në mënyrë natyrale në çaj janë një kurë e mirë për lëkurën e dëmtuar nga dielli. Përgatiteni një çaj të mentës dhe e lini që të ftohet në frigorifer para se ta aplikoni atë në vendin e djegur duke e përdorur një kompresë ose një shishe me spërkatës. Gjithashtu mund ta shtypni pjesën e djegur drejtpërdrejtë me qeskën e çajit.

(Kosova Sot)