Ju pëlqen manikyri me xhel? Kujdes, mund të fitoni kancer!

  • 08 May 2019 - 10:38
Ju pëlqen manikyri me xhel? Kujdes, mund të fitoni kancer!

Ky studim është kryer nga Dr. Lindsay Shipp në Departamentin e dermatologjisë së Universitetit të Augustës dhe zbulimet e reja shfaqin rezultate të papritura në lidhje me dëmin, që mund t'ju shkaktohet nga llambat që përdoren për tharjen e thonjve pas dizajnimit të tyre.

'Kur konsiderojmë ekspozimin e ulët ndaj energjisë me rrezet UV-A, gjatë vizitës në sallon të thonjve, shumë vizita do të ishin të nevojshme për të arritur në pragun e dëmtimit potencial të ADN-së, që do të shkaktonte kancer", shkroi Shipp, bashkë me ekipin e saj në 'JAMA Dermatology'.

Në studimin e tyre, Shipp me ekipin e saj përdorën mjete të teknologjisë së lartë për të matur ekspozimin ndaj këtyre rrezeve në duar, në pozicione të ndryshme me 17 lloje të ndryshme të llambave tharëse.

Mbi të gjitha ata thanë: 'Një sesion i vetëm nuk ka potencial për të shkaktuar kancer, as vizitat e rralla të herëpashershme, por shumë vizita të shpeshta mund ta bëjnë këtë, për shkak të rrezatimit UV-A nga këto pajisje. Megjithatë, duhet ndërmarrë masa parandaluese, duke përdorur krem për mbrojtje kundër diellit në duar, para ekspozimit ndaj kësaj drite, ose duke përdorur dorëza mbrojtëse ndaj këtyre rrezeve'.

(Kosova Sot Online)