Grimi më i mirë për formën e syve tuaj

  • 10 maj 2019 - 12:55
Grimi më i mirë për formën e syve tuaj

Jo të gjithë sytë kanë formë të njëjtë, e shumë femra nuk dinë si ta përdorin grimin në mënyrë të duhur. Jua sjellim disa këshilla, me ndihmën e të cilave do ta zgjidhni mënyrën e duhur të përdorimit të grimit, në mënyrë që sytë tuaj të shkëlqejnë plotësisht, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Sytë në stilin e Kleopatrës janë shumë të dëshiruar. Në mënyrë që ta theksoni edhe më tepër formën e syve, aplikojeni ajlajnerin në linjën e epërme dhe të poshtme të rritjes së qerpikëve dhe mos kurseni, sepse tushi i zi për sy është miku më i mirë i femrave me këtë formë të syve.

 

Image

Sytë e rrumbullakët janë femërorë dhe të gjithanshëm, në ta mund të provoni stile të ndryshme të aplikimit të grimit. Mund t'i bëni që të duken sikur kanë formë të bajameve. Cili është sekreti? Aplikojeni tushin përgjatë tërë gjatësisë së syve dhe vazhdojeni ajlajnerin për ta krijuar formën e bajameve. 

 

 

 

 

Image

Në sy të tillë ka diçka misterioze dhe tërheqëse, saqë nuk kanë nevojë për shumë grim, sepse ai vetëm mundet t'i "ngufasë". Shmangni ajlajnerët dhe hijet e rënda dhe të errëta dhe përdorni nuanca të ndritshme, transparente të hijeve. 

 

 

 

Image

Te kjo formë e syve pjesa e lëkurës lakohet mbi pjesën e epërme të kapakut, kështu që hija e errët është metoda më e mirë për zgjidhje të këtij problemi në aspektin vizual. Syve të tillë më së miri u përshtatet ndonjë grim më i guximshëm, si ai i stilit 'Smokey-Eye'. Me tush për sy i theksoni linjat e rritjes së qerpikëve, ndërsa me laps të zi kaloni përgjatë pjesës së brendshme të syve. 

Aplikoni nuanca të ndritshme të mëndafshta në kapakë, të cilat do t'i "hapin" sytë dhe do të bëjnë që të duken më të mëdhenj dhe më të shkëlqyeshëm. Është e rëndësishme që të shmangni nuancat e errëta të hijeve në kapakë, të cilat janë fajtore për dukjen e ngrysur. 

(Kosova Sot Online)