Grimi që u përshatet të gjitha femrave

  • 12 May 2019 - 17:46
Grimi që u përshatet të gjitha femrave

Shumica e femrave merakosen për grimin e tyre, andaj edhe mundohen të lexojnë sa më tepër për të kuptuar se çfarë lloji i grimit u përshtaten nuancave të lëkurës së tyre. Nëse jeni në mesin e këtyre femrave është shumë e rëndësishme të lexoni më poshtë për të kuptuar llojet e grimit të cila iu përshtaten të gjitha femrave, pa marrë parasysh nuancat e lëkurës dhe ngjyrës së flokëve.

Image

1. BUZËT E KUQE

Një tjetër mënyrë shumë e lehtë për të arritur një dukje të mirë përmes grimit është thjeshtësia. Me thjeshtësi nënkuptohet përdorimi me masë i maskarës dhe i buzëkuqit, pa e tepruar në asnjërën prej tyre.

Image

2. THJESHTËSIA

Përdorimi i grimit që bën të dukeni sikur nuk keni përdorur grim fare është shumë i rëndësishëm për të gjitha femrat, pasi që ka përdorim të gjerë në përditshmëri. Triku i këtij lloj grimi është të përdoret 'sherku' i cili përshtatet me nuancat e lëkurës suaj dhe të përdorët grimi minimal në buzë dhe në qerpikë. 

Image

3. DUKUNI SIKUR NUK KENI PËRDORUR GRIM

Përdorimi i grimit që bën të dukeni sikur nuk keni përdorur grim fare është shumë i rëndësishëm për të gjitha femrat, pasi që ka përdorim të gjerë në përditshmëri. Triku i këtij lloj grimi është të përdoret 'sherku' i cili përshtatet me nuancat e lëkurës suaj dhe të përdorët grimi minimal në buzë dhe në qerpikë.

Image

4. BUZËT NGJYRË BEZHE

Shumica e femrave mendojnë që nuk mund të përdorin buzëkuq ngjyrë bezhe, mirëpo ato janë gabim. Të gjitha femrat mund të përdorin buzëkuqin me këtë ngjyrë, i cili përshtatet shumë me sy të hijezuar me ngjyrë kafe apo me sy 'smokey'. 

5. PËRDORIMI I NGJYRËS ROZË

Sipas Bobbi Brown 'Ngjyra rozë është e përshtatshme për të gjitha nuancat e lëkurës'. Bojëkuqi ngjyrë rozë, buzëkuqi ngjyrë rozë dhe hijezuesi i syve me këtë ngjyrë janë esenciale në arritjen e një pamjeje magjepsëse. 

Image

6. KOMBINIMI I NGJYRËS SË ARTË DHE TË KAFENJTË

Kombinimi i ngjyrës së artë me ngjyrën e kafenjtë është i përshtatshëm për të gjitha femrat. Ju mund të arrini një dukje të tillë duke aplikuar fillimisht hijezuesin me ngjyrë të artë në qepallat tuaja dhe më pas duke aplikuar hijezues me ngjyrë kafe. Përfundimisht, përdorni një brushë të vogël për t'i përzier këto nuanca, derisa të arrini pamjen e dëshiruar.

Image

7. SHKËLQENI ME BRONZUES

Për të arritur dukjen e cila është bërë e popullarizuar duke iu falënderuar modeleve të 'Victoria's Secret' iu nevojitet vetëm theksuesi, bronzuesi dhe një buzëkuq ngjyrë bezhe. Bronzuesi dhe theksuesi, të kombinuar me buzë ngjyrë bezhe, bëjnë që fytyra juaj të shkëlqejë duke e ruajtur thjeshtësinë.

(Kosova Sot Online)