7 produktet shtepiake që trajtojnë aknet

  • 21 May 2019 - 19:09
7 produktet shtepiake që trajtojnë aknet

Produktet shtëpiake të cilat i përdorni për të gatuar ushqime të ndryshme apo për funksione të tjera të përditshmërisë, kanë shumë veti shëruese. Shumica e këtyre ushqimeve i sjellin përfitime të mëdha shëndetit të lëkurës. Ajo që i bën këto produkte edhe më të përshtatshme është çmimi i tyre, pasi që mund të blihen shumë më lirë, krahasuar me produktet e shtrenjta të bukurisë. Më poshtë kemi renditur disa produkte shtëpiake, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve.

Image

1. ASPIRINA 

Njëra ndër produktet shtëpiake e cila përdoret për trajtimin e akneve është aspirina. Aspirina luan një rol shumë të rëndësishëm në qetësimin e skuqjeve në lëkurë dhe mënjanimin e akneve. Thjesht, preni një kapsulë aspirinë dhe pluhurin e saj përzieni me pak ujë. Pasi që të keni krijuar përzierjen, trajtoni aknet me të.

Image

2. KRIPA

Kripa është njëri ndër produktet e mrekullueshme shtëpiake, i cili i sjell përfitime të mëdha shëndetit të trupit. Njëri ndër funksionet e kripës është edhe trajtimi i akneve, mirëpo në raste të tilla duhet pasur shumë kujdes, pasi që përdorimi i tepërt i kripës mund të ketë efekte negative për lëkurën. Merrni pak kripë dhe përzieni me ujë, edhe një herë shumë pak kripë, dhe më atë përzierje trajtoni aknet për t'i zvogëluar ato në masë të madhe. 

Image

3. GARGARA PA AROMË

Është shumë e rëndësishme që të përdoret gargara pa aromë, pasi që aromat si menta apo vanilja kanë edhe përbërës të cilët mund të ndikojnë në irritimin e lëkurës. Gargara përmban alkool, i cili ndikon në mbytjen e baktereve dhe i sjell përfitime të mëdha lëkurës.

Image

4. LËNGU I LIMONIT

Lëngu i limonit luan një rol shumë të rëndësishëm në mbytjen e baktereve. Ai jo vetëm që ndikon në mbytjen e baktereve, mirëpo ndikon edhe në largimin e shenjave të mbetura nga aknet paraprake. Lëngu i limonit duhet përdorur me kujdes të shtuar, pasi që përdorimi jo i saktë mund të ndikojë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës.

Image

5. AKULLI 

Akulli ndikon në heqjen e përkohshme të skuqjes apo shenjave të tjera në lëkurë. Megjithatë, akulli nuk mund t'i largojë aknet përgjithmonë, andaj bëni kujdes të mos e mbani lëkurën në kontakt me akullin në periudhë shumë të gjatë, pasi që mund ta dëmtojë atë.  

Image

6. PIKAT E SYVE

Një tjetër produkt që ndikon në heqjen e shpejtë, mirëpo afatshkurte, të akneve janë pikat e syve. Ndonëse efekti i tyre zgjat vetëm për disa orë, pikat e syve janë shumë të përshtatshme nëse përdoren para ndonjë takimi të rëndësishëm apo para ndonjë interviste për punë. 

Image

7. XHENXHEFILI 

Xhenxhefili është i njohur për vetitë e tij të antipezmatimit, andaj edhe është një produkt shumë i mirë për t'u vendosur mbi akne. Është shumë e rëndësishme që pasi t'i keni vendosur pjesët e xhenxhefilit mbi aknet në fytyrë, të siguroheni që lëngu i prodhuar nga xhenxhefili të mos shkojë huq, por të thithet nga aknet.  

(Kosova Sot Online)