Që sërish të shkëlqejnë: Si t’i zbardhni dantellën e zverdhur dhe pambukun!

  • 15 maj 2019 - 10:17
Që sërish të shkëlqejnë: Si t’i zbardhni dantellën e zverdhur dhe pambukun!

Dy mënyra që gjërave të bardha t’ua ktheni jetën

Ngjyra e bardhë shumicës u është e preferuar, sepse paraqet pastërtinë, çiltërinë, perfeksionin, mirësinë…

Mirëpo, kjo ngjyrë ka një të metë të madhe – lehtë zverdhet apo merr ngjyrë të errët, ndërkaq rrobat e tilla askush nuk dëshiron t’i bartë apo t’i përdorë

Aspirina

Zhytni rrobat e zverdhura në një legen me ujë të nxehtë dhe shtoni 5–6 tableta të shtypura aspirine.

Le të qëndrojnë së paku një orë, pastaj lani në makinë në mënyrë të zakonshme.

Lëngu i limonit

Gjërat e bardha zhytni në ujë të nxehtë me lëng të një limoni të shtrydhur.

Lini të qëndrojnë gjithë natën, ndërkaq në mëngjes lani në mënyrë të zakonshme. 

(Kosova Sot Online)