Trajneri i Diazi-t tregon sekretet për njëtrup të përsosur

  • 22 May 2019 - 17:41
Trajneri i Diazi-t tregon sekretet për njëtrup të përsosur

Të arrihet një trup i fortë dhe tërheqës nuk është një gjë e lehtë. Këtë gjë e konfirmon edhe Teddy Bass, trajneri i yjeve, i cili i ka ndihmuar Cameron Diaz-it që ta formësojë trupin e saj. Më poshtë i kemi renditur këshillat e tij për të fituar një trup tërheqës 

Image

PESHA MË TË RËNDA

Një nga gabimet më të mëdha që shumica e njerëzve e bëjnë është që mendojnë se për të arritur një trup të formësuar duhet të bëjnë shumë ushtrime me pesha të lehta. Mirëpo, e vërteta është që nëse mëtoni të fitoni muskuj të formësuar duhet të ngrehni pesha më të rënda. Ngritja e peshave përveçqë iu ndihmon në formësimin e muskujve ajo ndikon në ngritjen e nivelit të endrofineve, zvogëlon sheqerin në gjak, pakëson stresin dhe ngrit densitetin e eshtrave. Trajneri thotë që të paktën katër herë në javë duhet praktikuar ngritja e peshave.

Image

MOS I HARRONI USHTRIMET KARDIOVASKULARE

Vetëm pse keni shtuar sasinë e peshave në rutinën tuaj të ushtrimeve nuk do të thotë që duhet t'i neglizhoni ushtrimet kardiovaskulare. Nëse jeni duke kërkuar të humbni peshë, trajneri Bass thotë që duhet të bëni 20-45 minuta ushtrime kardiovaskulare katër ose pesë ditë në javë.

 

USHTRIMET QË RRISIN VETËBESIMIN

Ushtrimet e shpinës dhe kraharorit janë shumë të rëndësishme për vetëbesimin tuaj, pasi, siç thotë trajneri, këto ushtrime ndikojnë në mënyrën se si ju paraqiteni në publik. Ushtrimet e shpinës dhe kraharorit bëjnë që të qëndroni më drejt, duke krijuar kështu përshtypjen që jeni një femër me plot vetëbesim.  

Image

FOKUSOHUNI TËRËSISHT NË USHTRIME

Momentalisht jemi duke jetuar një jetë shumë të shpejtë dhe deshëm apo jo ne duhet të bëjmë dy apo më shumë aktivitete në kohë të njëjtë. Mirëpo, kur vendosni të bëni ushtrime, është shumë e rëndësishme të shmangni gjërat e tjera dhe të fokusoheni 100 për qind në ushtrimet tuaja. 


(Kosova Sot Online)